Ilva Now

Taulant Balla: Mandati i tretë, mandati i konsolidimit të transformimit të vendit

Përditësimi i fundit: 12/10/2020 - 20:04
Text size Aa Aa

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla argumentoi në Ilva Now arsyet, sipas tij, se përse Partia Socialiste do ta marrë mandatin e tretë qeverisës.

Sipas Ballës pavarësisht situatës që po kalon vendi dhe bota, prej pandemisë, falë qeverisë së socialistëve, vendi po ndërmerr edhe nisma të mëdha politike në favor të shoqërisë.

“Nëse shihni sytë përreth, megjithëse jemi në situatë të vështirë, jemi i vetmi vend që po ndërmarrim politika të shëndosha ekonomike, por të domosdoshme në aspektin social, si rritja e pagës për mjekët, mësuesit,” – u shpreh Balla duke theksuar atë që e konsideroi si “parimin kryesor, shërbimin të varfërve duke iu marrë të pasurve”.

I pyetur nëse ndjente pakënaqësi në rritje nga qytetarët, Balla u përgjigj duke këmbëngulur se “shumica janë të bindur se Shqipëria është më mirë se në vitin 2013-të”.

“Në Shqipëri ka më shumë vende pune se sa kishte në vitin 2013... në Shqipëri ata që quhen oligarkë nga gjuha e opozitës taksohen shumë herë më shumë se në 2013-ën, edhe Lulzim Basha që qan me lot krokodili për bizneset, bizneset e tija familjare janë shtuar shumë herë më shumë se sa në 2013-ën, qoftë në biznesin e vogël ku rritja është me disa herë edhe numri i të punësuarve është rritur me disa herë, kjo do të thotë se kemi përmbushur disa nga ato që morëm si angazhim,” – u shpreh Balla i sigurt se socialsitët do ta marrin edhe mandatin e tretë qeverisës.

Sekretari i PS-së Balla u shpreh se vendi është në një moment historik dhe ka nevojë për vazhdimësinë e qeverisjes nga socialistët për konsolidimin e reformave.

 

Intervista e plotë: 

Tregime të lidhura