Ilva Now

Beteja verbale Meta-Rama, Taulant Balla: Meta s’është më president

Përditësimi i fundit: 12/10/2020 - 19:59
Text size Aa Aa

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla në “Ilva Now” komentoi retorikën dhe akuzat e peridentit të shtetit në adresë  të qeverisë. Ai u shpreh i bindur se sa më shpejt afron data 25 prill, aq më e ashpër do jetë gjuha politike e kreut të  shtetit.

Duke nënkuptuar se Meta është bërë palë me kreun e opozitës, Lulzim Bashën, sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla u shpreh i sigurt se partia ku ai bën pjesë do fitojë në zgjedhjet parlamentare.

“Sa më shumë afrohen zgjedhjet e 25 prillit , aq më e ashpër do jetë retorika e presidentit Ilir Meta. Uroj që t’i kemi të dy bashkë (Basha-Meta) , dhe na duhen që të jenë të dy bashkë, sepse mendoj se shqiptarët kanë mundësinë e artë të ndahen nga ky lloj baltovine dhe nga ky Sh.pk. Acarimi i presidentit nuk ka të bëjë me acarimin e Ilir Metës, sepse Ilir Meta nuk është më presidenti”, tha ai.

 

Intervista e plotë: 

 

 

Lexoni gjithashtu: 

Taulant Balla: Në marrëveshjen e 5 qershorit kemi pranuar çdo kërkesë nga PD

Taulant Balla zbulon strategjinë që PS mund të përdorë më 25 prill