Ilva Now

Taulant Balla: Në marrëveshjen e 5 qershorit kemi pranuar çdo kërkesë nga PD

Përditësimi i fundit: 12/10/2020 - 19:37
Text size Aa Aa

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla po flet për fushatën që do të bëjnë socialistët, debatin e vazhdueshëm për Kodin Zgjedhor, përplasja Rama-Meta si dhe pritshmërinë për 25 prillin.

Z. Balla tha se, relacioni që do të shoqërojë kthimin e Kodit Zgjedhor do të lexohet me kujdes, por sipas tij ligji kthehet nga Meta në kuadër të sjelljes së tij si kreu i opozitës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së theksoi më tej se, amendamentet për listat e hapura janë marrë nga Kroacia.

Ai theksoi gjatë intervistës në “Ilva Now” se në marrëveshjen e 5 qershorit është pranuar gjithçka që ka kërkuar Partia Demokratike.

“Sa më shumë do t’i afrohemi datës së 25 prillit, aq me e ashpër do të jetë retorika e Ilir Metës. Ne na duhen që të jenë bashkë Basha edhe Meta, Saliu dhe Monika. Shqiptarët më 25 prill kanë mundësinë e artë që t’i çojnë për skrap”, deklaroi z. Balla.

Sekretari i Përgjithshëm i PS tha më tej se, Meta u zgjodh president për shkak se vetë PS nuk i kishte votat e mjaftueshme por sipas tij ai doli nga korniza që para se ta merrte këtë detyrë..

“E kam njohur Metën që nga 1994 dhe nuk di të ketë politika tjetër që ti ketë provuar të gjitha. Me votat e Berishës është bërë vetëm zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm dhe ministër Ekonomie ndërsa më votat e socialistëve është bërë Kryeministër dhe Presidenti dhe të gjitha me radhë”, tha ai.

 

Intervista e plotë: