Ilva Now

Jozefina Topalli tregon kush e ftoi të rikthehet në politikën aktive

Përditësimi i fundit: 29/10/2020 - 20:19
Text size Aa Aa

Ish-zv. Kryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli thotë se do të përfshihet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me Lëvizjen për Ndryshim, e ftuar nga një grup të rinjsh me kauzë patriotike. Ish-kryetarja e Kuvendit gjatë  intervistës për Ilva Taren, tha se angazhimi i saj vjen pas një reflektimi të thellë pas një karriere 30-vjeçare në politikë.

“Pak para se të fillonte emisioni po kontaktoja me një tjetër person që po më thoshte mund të iki. Kjo është shumë e trishtueshme. Vetëm në një vit e gjysmë nga Shqipëria janë larguar 130 mijë shqiptarë. Kjo është dhimbje e madhe dhe bazuar në këtë dhimbje, ata (të rinjtë) mendojnë se mund të ndërgjëgjësojnë dhe të ndalin boshatisjen e vendit”, tha znj. Topalli.

“Pas 30 vite është hera e parë që ndjej dhe prek dhe shohësh se vendin jonë, i cili ka qenë një ndër popujt më optimist më me shpresë është kthyer sipas statistikave të fundit nga UN, në shoqërinë që është më pesimiste dhe arrin deri në shkallën 46% ndërkohë mesatarja e popullsisë globale që kanë këtë ndjenjën e pesimizmit është 32%”, shtoi ajo.

Znj. Topalli tha se, para se të ndryshosh të tjerët duhet ndryshuar vetja dhe pikërisht nga këtu e ka nisur duke shtuar se, ka reflektuar për atë që ka ndodhur në Shqipëri vitet e fundit, përfshirë dhe kohën kur PD ishte në pushtet.

“Është një dhimbje e madhe. Kam pjesën time të përgjegjësisë pavarësish se nuk kam qenë kurrë ministre, zv.kryeministrem, nuk kam pas vendimmarrje për ndërtimin e reformave apo menaxhimin e pasurisë të tenderëve apo parave. Detyra e kryetares së Kuvendit është protokollare. Ndihme krenare për NATO, liberalizimin e vizave, natyrisht që ka pasur dhe gjerat që nuk janë bërë mirë”, u shpreh ajo.

 

 

Lexoni gjithashtu:

Jozefina Topalli: PD do e kishte rrëzuar qeverinë nëse s'do kishte udhëheqje të korruptuar

Marrëveshje me Ramën për t’u bërë Presidente? Topalli tregon komunikimin me Kryeministrin