Jetesë

A po e dëmtoni mjedisin duke kthyer produktet e blera online?

Përditësimi i fundit: 13/11/2019 - 19:34
Text size Aa Aa

Vetëm në Shtetet e Bashkuara, çdo vit 3.5 miliard produkte kthehen mbrapsht duke shkaktuar një proces që lëshon një numër të lart dyoksid karboni në mjedis.

Këtë sezon festash, kompania UPS ka parashikuar se mbi 1 milion pako do ju kthehen mbrapsht dyqaneve që tregtojnë mallra online nga blerësit e tyre të pakënaqur.  

Nisur nga fakti se normat e kthimit të mallrave janë 26 për qind më të larta sesa vitin e shkuar, kompania e transporteve UPS ka thënë se kjo tregon që blerjet në rrjet po ndryshojnë sjelljen e konsumatorëve në periudhën e Krishtlindjeve.

Optoro, një platformë e krijuar për të thjeshtuar kthimin e mallrave, parashikon se vlera e produkteve që kthehet çdo vit në Shtetet e Bashkuara kap vlerën e afro 250 milion Pound dhe se mbi 2 miliard kile përfundojnë në plehra.

dump

Si rrjedhojë, 13 ton dyoksid karboni lëshohen në mjedis si pjese e këtij procesi.

Mbi të gjitha, pjesa më e madhe e firmave të tekstileve përdorin ende qese njëpërdorimshme të cilat rrallëherë janë të riciklueshme, pasi prodhohen me materialet më të lira.

Universiteti i Gotenburgut ka zbuluar se tregtia elektronike po ndryshon mënyrën sesi sillemi. Në vend që të blejmë vetëm një artikull dhe më pas ta kthejmë nëse nuk është i duhuri, ka më tepër gjasa që klientët të porosisin disa masa dhe ngjyra për të gjetur më pas atë që i përshtatet më shumë.

Sharon Cullinane, profesorë e logjistikës së produkteve miqësore ndaj mjedisit në Universitetin e Gotenburgut tha në një konferencë për shtyp se “klientët duhet të kuptojnë se kthimi i produkteve ndikon negativisht mbi mjedisin dhe duhet të sillemi më me përgjegjshmëri”.

Më tej, ajo tha se kompanive tregtare online janë duke bërë një lloj “konspiracioni heshtjeje” dhe se  një pjese e fajit i takon mungesës së transparencës nga ana e tyre, çka do të thotë se klientët nuk janë të vetëdijshëm dëmin e mundshëm mbi mjedisin.

Tashmë është bërë normale që kthimi i mallrave të jetë pa pagesë, pasi pothuajse 80 për qind e njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar kontrollojnë më parë rregullat që kompanitë kanë për kthimin e mallrave përpara se ato të kryejnë porositë.  

Sipas Global Web Index, në 12 muajt e fundit 3 në 5 veta kanë kthyer mbrapsht blerjet e tyre.

Për shkak se shumë kompani nuk kanë as kohën e as teknologjinë e duhur për të bërë ndarjen e produkteve të dëmtuara nga ato që nuk duhen më, shumë prej mallrave që ju jeni duke kthyer thjesht përfundojnë tek mbeturinat.

Optoro ka llogaritur se vetëm 50 për qind e mallrave të kthyer shkojnë në magazina për të shitur më pas me ulje, por shpesh ato përfundojnë nëpër landfille edhe pse janë në gjendje të mirë.  

Tregime të lidhura