I mbijetuari i holokaustit rrëfen historinë e familjes së tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të mbijetuarit e holokaustit kanë shumë për të treguar. Maurice Glucke është një nga dëshmitarët e atyre viteve të errëta, i cili rrëfen historinë e tij të trishtë dhe ndarjen nga familja.

Përpara se të mblidheshin nga trupat naziste në Belgjikë dhe të internoheshin në kampin Aushvic në vitin 1942, prindërit e lanë Mauricen, fëmijën e tyre të vetëm nën kujdesin e një familje vendase të krishterë. Ai ishte vetëm 3 vjeç.

Glucke shpejt harroi gjuhën amtare, fatkeqësisht edhe prindërit.

Pas luftës, i ati u rikthye për të takuar djalin dhe i prezantoi atij, gruan që Maurice do ta quante në vazhdim “nënë”.

“Babai më çoi në shtrat. Mëngjesin tjetër kur u zgjova, pranë shtratit tim ishte babai dhe një grua ushtare. Babai më thotë: Shiko Maurice, kjo është nëna jote, ajo sapo erdhi nga lufta. Unë isha shumë i lumtur në atë moment, sepse papritur në një njëjtën kohë kisha një nënë dhe një baba”, rrëfen Maurice.

Emri i saj ishte Helen. Vite më vonë, Gluck përjetoi një tjetër dramë në jetën e tij. Ai zbuloi se ajo ishte në fakt motra e mamasë së tij të vërtetë.

I mbijetuari i Holokaustit, mësoi se nëna biologjike ishte zhdukur së bashku me një milion hebrenj të tjerë në kampin e vdekjes të Aushvicit.

Tashmë në moshë të thyer, Maurice kujton çastin kur Helen i tregoi të vërtetën.

“Nëna u ul pranë meje dhe më tha: Dua të të them të vërtetën dhe e vërteta është që unë nuk jam mamaja jote, unë jam motra e nënës tënde. Ajo vdiq gjatë luftës dhe unë doja të kisha një familje”, shton Maurice.

Ai kujton se nuk e priti mirë këtë lajm, nga njëra anë për iluzionin në lidhje me familjen e deritanishme dhe nga ana tjetër për zhdukjen e së ëmës në luftë.

“U largova nga divani ku flija dhe qava gjatë gjithë natës. Kisha makthe”.

Por djali, jeta e të cilit ndryshoi përgjithmonë nga përndjekja çnjerëzore e regjimit nazist kundër hebrenjve, rrëfen se mëngjesin tjetër i hodhi poshtë makthet për të pranuar realitetin, sado larg ideales.

“Në mëngjes kur u zgjova nëna ishte në kuzhinë, shkova tek ajo e përqafova dhe i thashë se ishte nëna ime e vetme”, u shpreh i mbijetuari i holokaustit.

Kështu ishte, Helen ishte dhe mbeti nëna e Maurice Glucke deri ditën e fundit.


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER