Jetesë

Karnavalet në Shkodër, festime dhe thumba politikës

Përditësimi i fundit: 22/02/2020 - 19:02
Text size Aa Aa

Në qytetin e Shkodrës është zhvilluar festa e karnavaleve, e cila ka krijuar një atmosferë tepër festive.

Qindra qytetarë kanë festuar në rrugët e qytetit me maska veneciane dhe kostume shumëngjyrëshe.

Karnavalet në Shkodër konsiderohen si një festë tradicionale e qytetit dhe datojnë 159 vite më parë.

Karakteristikë e festës, përveç maskimeve, janë edhe motot të cilat thumbojnë shoqërinë dhe politikën.

Këtë vit, tematika e cila ka kryesuar festimet ishte: “Kur t’mbet dopjo gjashta’’.

Gjon Stefa, organizatori i karnavaleve është shprehur se bashkia po e humbet vëmendjen ndaj kësaj feste dhe se tematika është e lidhur me këtë.

Stefa tha se fondet që i jep bashkia shoqërisë së tyre janë aq të vogla sa festimi i karnavaleve realizohet vetëm falë dëshirës dhe vullnetit të njerëzve.

Festimet vijuan në rrugën "Nënë Tereza " ku si për traditë u realizua edhe djegia e "dordolecit" që simbolizon të keqen.