Jetesë

Si të martohesh gjatë krizës së coronavirusit

Përditësimi i fundit: 07/03/2020 - 17:58
Text size Aa Aa

Edhe dasmat hyjnë te sektorët e dëmtuar nga coronavirusi në Itali, vendi i tretë më infektuar, por i dyti në botë për sa i përket të vdekurve.

Situata i ka detyruar njerëzit të ruajnë largësi nga njëri-tjetri, dhe kjo ka ndikuar dasmat normale edhe në kryeqytet, Romë, ku çiftet vijnë nga e gjithë bota për t’u martuar në kishat e vjetra.

Lucio Cassone, daja i nuses, tha që çdo gjë është ndryshe në këtë dasmë, pasi mbesa e tij, e cila martohet, nuk e lejoi as ta përqafonte, as ta puthte.

Po ashtu, dhe lista e të ftuarve ishte shumë e vogël. Martesa në kishë ishte vetëm me familjarët e afërt fare, për të qenë sa më të sigurt.

Italia ka marrë masa të ashpra për të shmangur përhapjen e mëtejshme, dhe kjo është vënë re edhe në ekonomi.

Turzmi i martesave është një industri më vete në Itali, ku kompanitë që organizojnë martesa sa vijnë dhe e zgjerojnë biznesin, sidomos me çifte të huaj që vijnë gjatë verës që nga Britania, SHBA-të apo Australia.

Vitin e shkuar, në Itali kanë hyrë 1.5 miliona vetëm për martesat, dhe kjo shifër ka qenë gjithnjë e në rritje, duke bërë që ky biznes të punësojë rreth 60 mijë profesionistë dhe të gjenerojë 500 milionë euro.

Tregime të lidhura