Jetesë

Raporti i Lumturisë: Vendet nordike kryesojnë sërish listën

Përditësimi i fundit: 20/03/2020 - 15:00
Text size Aa Aa

Finlanda është renditur për herë të tretë radhazi si vendi më i lumtur në botë sipas Raportit Botëror të Lumturisë.

Renditja bazohet në anketime që analizojnë gjashtë faktorë:  Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, liria, bujaria dhe mungesa e korrupsionit.

Që nga publikimi i parë në 2012, vetëm katër vende kanë rrëmbyer vendin e parë: Danimarka (2012, 2013, 2016), Zvicra (2015), Finlanda (2018, 2019, 2020).

Raporti është publikuar nga Programi i Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm nga Organizata e Kombeve të Bashkuara e cila përdor të dhëna nga sondazhi botëror Gallup.

Dhjetë vendet më të lumtura të vitit 2020 sipas raportit janë:

  • Finlanda
  • Danimarka
  • Zvicra
  • Islanda
  • Norvegjia
  • Holanda
  • Suedia
  • Zelanda e Re
  • Austria
  • Luksemburgu

Çelësi i lumturisë

Që nga viti 2013 pesë vende nordike – Finlanda, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda – janë në mesin e dhjetë vendeve më të lumtura. Çfarë po bëjnë saktë për ta arritur këtë?  

Sipas raportit, në vendet më të lumtura ka më shumë faktorë që ndihmojnë mirëqenien e tyre, si për shembull, pritshmëria për një jetë të shëndetshme, të ardhura të kënaqshme, të kesh dikë mbi të cilën mund të mbështetesh dhe liria.  

Sondazhi i këtij viti përfshinte dhe faktorë mjedisorë për të parë nëse edhe gjithashtu ndikojnë mbi gjendjen e lumturisë, duke përfshirë të dhëna mbi nivelin e ndotjes, klimës dhe temperaturave.

Raporti sugjeron një sekret drejt lumturisë së nordikëve: sistemi i shtetit të mirëqenies, i cili iu jep përfitime relativisht bujare dhe rregullimi i tregut të punës për të shmangur shfrytëzimin dhe korrupsionin.

Studimi tregon se cilësia e qeverisjes dhe institucioneve publike është një faktor i rëndësishëm që kombi të arrijë në një ndjesi vetëkënaqjeje.

Për më tepër, të ardhurat e larta në vendet me demokraci të zhvilluar japin një ndjesi më të fortë autonomie dhe lirie në këto vende, ndërsa bashkëjetesa sociale duket se është gjithashtu një faktor i rëndësishëm për mirëqenien e një shteti.  

Dhjetë vendet më pak të lumtura:

  • India
  • Malaui
  • Jemen
  • Botsëana
  • Tanzania
  • Republika Afrikës Qendrore
  • Ruanda
  • Zimbabve
  • Sudan i Jugut
  • Afganistani

Lexoni gjithashtu:

Dashuri në kohë të coronavirusit: Si të bashkëjetojmë në karantinë?

Kulturë në kushtet e izolimit: Si mund të vizitoni muzetë botërorë nga shtëpia juaj

 

Tregime të lidhura