Jetesë

Thirrja e shqiptarit në Bergamo, Bajron Nikolli: Mos e nënvlerësoni virusin, ai vret!

Përditësimi i fundit: 24/03/2020 - 21:38
Text size Aa Aa

Ky është një video-mesazh nga Bajron Nikolli, djaloshi nga Mirdita që u bë i njohur në Shqipëri, pasi pagoi faturat e dritave të Nënë Barbullës.

I izoluar në shtëpinë e tij në zemër të virusit në Bergamo, ai iu lutet bashkëatdhetarëve që të mos bëjnë të njëjtin gabim si italianët.

Përditë ai tregon se humbet një nga fqinjët, të njohurit, miqtë dhe kolegët e punës nga COVID–19. Thirrja e tij është një dhe e vetme: Mos e nënvlerësoni virusin, ai vret!

Tregime të lidhura