Jetesë

Art në kuzhinë me COVID-19 në vigjilje të pashkëve

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 14:04
Text size Aa Aa

Gjatë këtyre ditëve e gjithë bota është izoluar për shkak të përhapjes së coronavirusit të ri, por kjo nuk e ka ndaluar aspak dëshirën për të krijuar e madje për ta shndërruar virusin edhe në subjekt krijimi. Mbi të gjitha jemi në vigjilje të pashkëve, e ndoshta do të jenë një festë ndryshe.

Covid 19 nuk duhet ta kemi frikë, disa kuzhinierë kanë vendosur të bëjnë art me të në kuzhinë,

Një pastiçeri në Bern të Zvicrës i ka shndërruar maskat në dekor ëmbëlsire. Lepurushët e pashkëve janë të veshur me maska mbrojtëse, një ide për të larguar paksa mendjen nga kjo situatë e vështirë që ka mbërthyer të gjithë botën.

E diela e Pashkëve, do të festohet nga Katolikët më 12 Prill edhe me këto krijime.

Zvicra, ku 103 njerëz kanë vdekur nga virusi dhe 9.765 janë infektuar, po zbaton masa të rrepta bllokimi duke kufizuar edhe kalimin në zonën lëvizjes së lirë të Shengen.

Edhe ana tjetër e botës po përjeton një situatë të vështirë.

“Hajeni që ta mundim” është kjo motoja që ka zgjedhur një piceri në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi duke krijuar hamburger në formën e virusit. Një mënyrë kjo origjinale për t'u dhënë sa më shumë forcë njerëzve. Sipas krijuesve ata donin që njerëzit të ndihen më mirë psikologjikisht

"Nëse keni frikë nga diçka, hajeni atë. Coronavirusi nuk është më i frikshëm pasi të keni ngrënë një hamburgr në formën e vetë virusit," shprehet pronari i picerisë duke shpresuar se një ide e tillë do ta ndihmojë të përballojë edhe krizën ekonomike që virusi po shakton

Në Vientnam numri i të infektuarve arrin në mbi 1000, por ende nuk ka raportime rreth numrit të viktimave.

Tregime të lidhura