Jetesë

Disa këshilla sesi të jetoni në izolim nga astronautët e NASA dhe ESA

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 15:06
Text size Aa Aa

Të paktën 10 astronautë të NASA dhe ESA, së bashku me disa personazhe të tjerë të famshëm nga bo e “Hapësirës”, janë duke ndarë njohuritë e tyre sesi të jetojmë më së miri në një hapësirë të vogël.

Teksa 1.5 miliardë persona në mbarë botën gjenden përballë nën masën e shtetrrethimit, të izoluar në shtëpi teksa nga ana tjetër shtetet e tyre luftojnë coronavirusin, një grup astronautësh dhe yje nga bota e muzikës, kinemasë dhe televizionit po bëhen bashkë për një transmetim të drejtpërdrejtë “online”, për të ndarë disa prej këshillave të tyre më të mira për të jetuar brenda dyerve të shtëpisë për disa muaj.  

Në shfaqjen e së enjtes mbrëma do të marrin pjesë disa emra të famshëm nga televizioni si Mayim Bialik që luan Amy në serialin The Big Bang Theory, Alison Pill nga Star Trek, Picard, Olivia Neëton-John dhe ndoshta aktorin më në zë të universit, Brian Blessed, i cili është stërvitur me astronautë.

Astronautët konsiderohen si djepi i dijes dhe i këshillave kur vjen puna për të jetuar në hapësira të izoluara për periudha të gjata, pasi shumë prej atyre që do të marrin pjesë në shfaqje kanë shpenzuar të paktën 6 muaj në hapësirë, duke fluturuar përreth Tokës, pa pasur mundësi për të shplodhur këmbët te oborri shtëpisë apo për të nxjerrë kafshët shtëpiake nga shtëpia.

ESA

Këshillat prej tyre do të mund të ndiqen në faqen e internetit, SpaceConnects, dhe do të transmetohen në kanalin e Youtube të Euronews në orën 16:00-21:00 në 26 mars.

Programi do të transmetohet në 5 gjuhë, holandisht, ora 16:00, gjermanisht ora 17:00, italisht 18:00, frëngjisht ora 19:00 dhe anglisht ora 20:00.

 

Lexoni gjithashtu:

Art në kuzhinë me COVID-19 në vigjilje të pashkëve

5 këshilla nga psikologët: Si t'i mbijetojmë karantinës

Dashuri në kohë të coronavirusit: Si të bashkëjetojmë në karantinë?

Tregime të lidhura