Jetesë

Kufizimet nga coronavirus: Kur do të mbarojnë dhe a mund të ketë një valë të dytë?

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 19:21
Text size Aa Aa

Shtete nga e gjithë bota kanë kufizuar lëvizjet e qytetarëve të tyre në vetëm disa ditë dhe shumë prej atyre 1 miliardë njerëzve të izoluar në shtëpitë e tyre, kanë filluar të hamendësojnë se kur do të fillojë jeta normale.

Por ka disa vende të tjera në Europë që kanë vendosur të shtyjnë afatin e ligjeve të shtetrrethimit, i cili kufizon rreptëisht lëvizjet, pa dhënë shumë informacion deri më sot nëse ato janë duke funksionuar apo jo.  

Shtetrrethimi i Italisë, i vendosur që nga mesi i marsit, me shumë gjasë do të shtyhet përtej 3 prillit, po ashtu edhe Spanja e ka shtyrë afatin e izolimit edhe për dy javë të tjera. Në të dyja këto shtete, numri i të infektuarve dhe i viktimave vazhdon të jetë në rritje.

Por këto të dhëna janë të vështira që të përpilohen nga spitalet të cilat po përballen me mbingarkesë, tha grupi i ekspertëve.

India, ndërkohë, ka vendosur në shtetrrethim plot 1.3 miliardë banorë për një periudhë prej 21 ditësh në mënyrë që të frenojë përhapjen e virusit. Askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia dhe kjo lëvizje nxiti shumë banorë që të blejnë ushqime dhe produkte të domosdoshme në masë.

“Jeta nuk do të kthehet si më parë brenda natës”, pohoi kryeministri austriak Sebastian Kurz, sipas televizionit kombëtar, teksa shpjegonte se kufizimet ka të ngjarë të qëndrojnë të paktën deri më 12 prill.

Javën e shkuar, disa shkencëtarë nga Kolegji Imperial në Londër, publikuan rezultatet e një modeli të krijuar përmes kompjuterit sesi distancimi fizik dhe kufizimet mbi lëvizjen mund të ndikojnë në përhapjen e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe.

Ata zbuluan se masat distancuese mund të përgjysmojnë numrin e vdekjeve në Britaninë e Madhe nga 510 mijë në një “epidemi pa kushte” (pa përdorimin e strategjive të distancimit fizik) në rreth 250 mijë njerëz.

Këto modele kanë ndihmuar për të këshilluar qeveritë mbi kufizimet aktuale.

Ka të ngjarë që këto masa, ku vlen për t’u përmendur distancimi social në shkallë të gjerë, do të duhet të qëndrojnë për shumë muaj, ndoshta deri në daljen e një vaksine,” thotë Prof. Neil Ferguson, kreu i këtij studimi.

Rishfaqja e mundshme

Por a ekziston mundësia që ta kalojmë sërish këtë situatë nëse hiqen kufizimet?

Ekspertët thonë se në momentin që do të hiqen kufizimet mbi qarkullimin, virusi mund të shfaqet sërish, duke nxitur kështu një valë të re masash.

Të pakën deri sa të zbulohet vaksina, për të cilën parashikojnë se nuk do të jetë e mundur që të ndodhë për rreth 18 muaj.

Ndërkohë, rishfaqja e rasteve të coronavirusit mund të ndodhë edhe “për shkak të fluksit nga zonat e tjera, për shkak të transmetimeve asimptomatike” thotë Barun Mathema nga Shkolla e Shëndetit Publik Mailman e Universitetit të Kolumbias.

Por Mathema shtoi se përhapja e sëmundjes mund të varet edhe nga mënyra sesi njerëzit do të ndjekin masat e distancimit fizik dhe sesi qeveritë do të zbatojnë masat izoluese.

Nëse rastet e të infektuarve bien, do  të jetë më e lehtë të kontrollohet përhapja.

Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën Science, transmetimet për shkak të personave asimptomatikë mund të jenë shkaku për përhapjen e vrullshme të  coronavirusit.

Të paktën 86 për qind e rasteve në Kinë ishin të padodumentuara përpara shtetrrethimit, të cilat më pas u kthyen në burimin e rasteve të konfirmuara.

 

Lexoni gjithashtu:

Indi, ndëshkime të ashpra për shkelësit e shtetrrethimit

Kufizimi i lirive për të luftuar COVID-19, mund të ndihmojë regjimet autoritare

Coronavirusi përçan banorët e fshatit midis kufirit të Holandës dhe Belgjikës

 

Tregime të lidhura