Jetesë

Nxitoni të shihni “superhënën” e fundit të këtij viti

Përditësimi i fundit: 07/05/2020 - 21:59
Text size Aa Aa

Mbrëmjen e sotme adhuruesit e yjeve do të kenë shansin e fundit për të parë “superhënën” e këtij viti.

Kjo do të jetë “superhëna” e tretë për këtë vit dhe mundësia juaj për të parë një të tillë do të jetë në prill të vitit 2021.

“Ajo që do të shihni sot nuk është hëna më e madhe e këtij viti, por është me përmasa më të mëdha se një hënë e zakonshme,” thotë astronomi Tom Kerss për Euronews Tonight.

Më tej, ai shpjegon se hëna ka pasur një domethënie të konsiderueshme kulturore në javët e fundit.

“Hëna e plotë e muajit të shkuar ishte gjatë Pashkëve të Krishtera ndërsa Hëna e re përkoi me muajin e shenjtë të Ramazanit”.