Jetesë

Kitara nga koncerti i famshëm i Kurt Cobain mund të shitet me çmim rekord

Përditësimi i fundit: 12/05/2020 - 08:14
Text size Aa Aa

Kitara akustike e këngëtarit Kurt Cobain, ish drejtuesit të grupit të famshëm të viteve 90,  Nirvana, do të dalë në shitje për 1 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për kitarën me të cilën ai interpretoi “MTV Unplugged”, një shfaqje “live” në MTV e cila u kthye në një prej albumeve më të shitura.

Zyra e ankandit Julien” njoftoi këtë të hënë se kitara me të cilën Cobain interpretoi në nëntor të vitit 1993 është një nga veprat më ikonike që po dilte në shitje.

“Është një kitarë kaq ikonike, e ruajtur kaq mirë, që përfaqëson më së miri shkëlqimin e Nirvanave dhe sidomos Kurt Cobain, ndaj e çmuam me këtë vlerë.

“Duke marrë në konsideratë bluzën që u shit për një çmim aq të lartë vitin e shkuar, jam i bindur që ky ankand do të jetë një fitore edhe më e madhe.”, tha ai.

Trikoja e gjelbër që ikona e rokut alternativ kishte veshur në interpretimin e tij të fundit u shit 334,000 dollarë vitin e kaluar.

Ndërsa çmimi fillestar i vendosur për instrumentin është 1 milion dollarë, pritet që ky ankand të thyejë rekordin botëror për një kitarë.

Refordi i mëparshëm u vendos në qershor të 2019-s nga instrumenti i muzikantit të Pink Floyd”, David Gilmour.  

Kurt Cobain, këngëtari i grupi Nirvana, u gjet i vdekur në prill te vitit 1994, pasi u vetëvra në shtëpinë e tij në Seattle.