Jetesë

A do të përkeqësohet gjendja e ndotjes prej sendeve plastike pas COVID-19?

Përditësimi i fundit: 13/05/2020 - 17:32
Text size Aa Aa

Pandemia e COVID-19 ka nxitur një luftë globale për sendet mbrojtëse vetjake, teksa qeveritë përpiqen të mbrojnë punonjësit e vijës së parë të kësaj beteje.

Por teksa askush nuk e kundërshton këtë nevojë emergjente, ambientalistët janë të shqetësuar se kjo mund të përkeqësoje një tjetër formë epidemie, atë të ndotjes së shkaktuar nga sendet plastike.

Sipas OKB, një sasi plastike prej 13 milionë ton derdhet çdo vit në det dhe gjysma e tyre vjen nga sende të cilat përdoren vetëm një herë.

Në Mesdhe, çdo vit derdhen rreth 570 mijë ton sende plastike, ekuivalenti i 33.800 shisheve plastike për minutë sipas një raporti të organizatës World Wildlife Fund (WWF).

Italisë, në periudhën e rihapjes, do i duhen rreth 1 miliard maska dhe 500 milionë doreza në muaj, sipas përllogaritjeve të Politeknikut të Torinos.  

Sipas raportit të WWF, “nëse vetëm 1 për qind e këtyre maskave hidhet në natyrë, kjo do të shkaktonte të paktën 10 milionë maska që ndotin ambientin.” 

A mund të gjendet përgjigja tek ekonomia qarkulluese?

“Mbeturinat që gjenden në det shkaktohen nga mënyra sesi derdhen sendet një përdorimshe kryesisht plastike, jo nga përdorimi i tyre në vetvete”, thotë Richard Thompson, profesor i biologjisë marine në Universitetin e Plajmauthit, i cili ishte i pari që përdori termin “mikroplastikat” në 2004.

“Qeveritë i kanë kërkuar qytetarëve që të mbajnë maska, por kjo nuk duhet të sjellë domosdoshmërish hedhjen e tyre në rrugë”.

“Por në të njëjtën kohë, nëse këto produkte po përdoren, atëherë duhet të këshillojmë njerëzit sesi t’i hedhin ato në vendet përkatëse”.

Thompson shpjegon se shpikja e produkteve të sakta mund të ndihmonte në kontrollimin e sasisë së mbeturinave në oqean. Kjo filozofi është thelbi i ekonomisë qarkulluese, e cila kërkon të nxisë shpikjen e sendeve që janë më lehtë të riciklueshme.

Tregime të lidhura