Jetesë

Shpallen qytetet më të gjelbra në botë

Përditësimi i fundit: 13/05/2020 - 10:37
Text size Aa Aa

“Resonancë”, një kompani amerikano-kanadeze, analizon të dhënat e qyteteve botërore, si cilësia e ajrit, numri i parqeve dhe transporti publik, dhe i rendit sipas atyre që janë më të gjelbërta.

Në vitin 2020, qyteti më i gjelbërt është shpallur Vjena, kryeqyteti i Austrisë.

“Vendlindja e modernizmit është plot me ide për transportin dhe parqet publike”, thotë raporti i renditjes.

“Ky angazhim maksimal vjen nga një histori e gjatë planifikimi urban metodik, që i ka dhënë botës që nga parku i frymëzuar nga lulishtet angleze, i quajtur “Parku i Qytetit”, (i hapur në vitin 1862), e deri te parku kombëtar jashtë  qytetit, “Nationalpark Dnoau Auen”.

Por kryeqyteti austriak lëvdohet edhe për transportin publik, që përdoret nga gjysma e popullsisë gjatë gjithë vitit.

“Vjena është unike, me 50% të sipërfaqes të qytetit të mbjellë me gjelbërim. Sigurisht, parqet nuk janë shpërndarë në mënyrë të drejtë”, tha zv/kryebashkiaku i Vjenës për Euronews.

“Prandaj, gjatë kësaj pandemie, po shtojmë korsi për biçikleta dhe rrugë për këmbësorë. Them se kjo është shumë e rëndësishme. S’e kanë të gjithë fatin që të kenë një park jashtë shtëpisë”, shton ai.

Këto janë qytetet më të gjelbërta në botë, sipas Resonance:

1. Vjenë, Austri

2. Mynih, Gjermani

3. Berlin, Gjermani

4. Madrid, Spanjë

5. Sao Paulo, Brazil

6. Mançester, Mbretëri e Bashkuar

7. Lisbonë, Portugali

8. Singapor

9. Amsterdam, Holandë

10. Uashington D.C., SHBA

Tregime të lidhura