Vizatimi gjigand i një maceje zbulohet në një kodër në Peru

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arkeologët në Peru kanë zbuluar një vizatim gjigant të një maceje në një kodër në Nazca. Ata po kryenin mirëmbajtjen në zonës gjatë pandemisë së coronavirusit.

Skica të tilla gjigante zakonisht janë bërë me gurë dhe njihen si gjeoglifë. Forma e maces pothuajse ishte fshirë plotësisht para se të zbulohej.

“Epo, një nga gjërat që vazhdon të befasojë dhe që shumë pyesin, është se si ne ende gjejmë gjeoglifë të rinj”, shpjegoi Johny Isla, drejtori i Planit të Menaxhimit Nazca-Palpa në Ministrinë e Kulturës.

“Dhe në fakt, ka të reja dhe ne do të vazhdojmë të gjejmë më shumë. Kjo është përmirësuar shumë vitet e fundit me përdorimin e teknologjisë moderne.

Më parë kishim fotografi ajrore ose fotografi nga aeroplanët, por tani kemi fotografi që mund të jenë të marra me dronë në lartësi shumë të ulëta dhe kjo na ndihmon shumë ”, shpjegon ai.

Skica është e gjatë 37 metra, e parë horizontalisht dhe daton nga një kohë para figurave të famshme të Pampa de Nazca.

Struktura të tilla zakonisht janë të dukshme vetëm nga qielli ose nga një distancë e madhe.

Etiketimet

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Juventus në kërkim të një bilete për në Champions League

Bardhezinjtë e Juventusit po kalojnë sezonin e tyre më të vështirë të 10 viteve të fundit, pasi jo vetëm që zbritën nga froni i...

 “Pengmarrja” e emigrantëve, gjykata shfajëson ish-ministrin Salvini

Kreu i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini nuk duhet të përballet me një proces gjyqësor për akuzën e pengmarrjes së një grupi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER