The Weeknd në Super Bowl

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Super Bowl është kampionati vjetor i Ligës Kombëtare të Futbollit. Që prej vitit 2004, loja është luajtur në të dielën e parë të muajit shkurt.  

Këngëtari kanadez, The Weeknd do të interpretojë në të gjithë pjesën e parë të shfaqjes së Super Bowl 2021.

Lajmi u bë me dije nga artisti por edhe nga organizatorët e eventit.

“Performancë në skenën ikonike. Shihemi në 02/07/21,” – thuhej në postimin e këngëtarit në Twitter.

Super Bowl do të zhvillohet më 7 Shkurt 2021, në Tampa, Florida dhe është eventi më i ndjekur televiziv në Shtetet e Bashkuara.

Të performosh në pjesën e parë të eventit është një nga nderimet më të mëdha në biznesin e muzikës.

Në fillim të këtij viti, ishin artistet Jennifer Lopez dhe Shakira që performuan në pjesën e parë.

Më herët në të njëjtën skenë kanë kënduar Lady Gaga, Katy Perry, Prince dhe Rolling Stones.

Artisti 30 vjeçar filloi karrierën e tij në vitin 2010 duke pasur suksese me këngët R&B, sikundër: “Can’t Feel My Face”, “Heartless” dhe “Blinding Lights”.

Ai ka fituar tre çmime Grammy dhe nëntë çmime muzikore Billboard.

 

Etiketimet

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Juventus në kërkim të një bilete për në Champions League

Bardhezinjtë e Juventusit po kalojnë sezonin e tyre më të vështirë të 10 viteve të fundit, pasi jo vetëm që zbritën nga froni i...

 “Pengmarrja” e emigrantëve, gjykata shfajëson ish-ministrin Salvini

Kreu i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini nuk duhet të përballet me një proces gjyqësor për akuzën e pengmarrjes së një grupi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER