Mjalti në kohë pandemie, vlerat ushqyese dhe tregtia e tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjalti konsiderohet si një super-ushqim për shkak te vlerave ushqyese qe ka. Studiuesit besojnë se ka fuqi shëruese te cilat vijnë nga efektet antibakteriale dhe anti-inflamatore ne trupin tone.

Mjalti ndihmon ne forcimin e sistemit imunitar, duke ndikuar në aktivitetet antivirale, ndaj edhe konsiderohet si një ilaç natyror për imunitetin.

Studiuesit sugjerojnë se mjalti mund të jetë i dobishëm për pacientët me COVID-19, i shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, për shkak se tashmë është vërtetuar shkencërisht se mjalti luan rol të rëndësishëm kundër disa viruseve duke përfshirë virusin e gripit dhe HIV.

Nisur nga kjo mjalti mund të jete një agjent potencial i fuqizimit të sistemin imunitar, dhe luftës antibakteriale. Përveç kësaj, bazuar në rezultatet e disa studimeve te mëparshme , mjalti mund të veprojë si një agjent parandalues kundër hiperinflamacionit të shkaktuar nga SARS-CoV-2.

Blerja e mjaltit dhe domosdoshmërisht edhe konsumi i tij, u rrit shumë gjatë pandemisë, për shkak se mjalti është konsideruar si ilaç natyror për një sistem imunitar më të fortë.

Për këtë arsye gazetarja e Euronews Albania, Greta Topjana shkoi në fshatin Pjezë të Shijakut në bletarinë e Erald Nanos, për të zbuluar më shumë për prodhimin e mjaltit dhe sekreteve që mbart në fuqizimin e sistemit imunitar njeriut por edhe tregtimit të mjaltit në kushtet e pandemisë.

“Deri nga data 12 maj gjithçka shkoi në mënyrë të përsosur, edhe prodhimi, ashtu edhe prurjet e mjaltit ishin në atë sasi saqë i tejkaluan pritshmëritë tona krahasuar me vitet e shkuara. Një shi që na ra nga 12-13 maji prishi gjithçka, e ftohi kohën, temperatura mes ditës dhe natës kishte luhatje të mëdha dhe për fat të keq edhe atë pak sasi vogël që solli në ato momente e konsumuan për veten e tyre dhe nuk ishte aq e favorshme sa ishte menduar,” – tregoi Eraldi.

Bletërritësi sqaroi se njerëzit sa vijnë e më tepër shkojnë drejt produkteve bio që janë gjithmonë të mira për forcimin e sistemit imunitar.

[
cite_header=Ajo që unë rekomandoj atyre pak klientëve dhe konsumatorëve të produkteve të mia është që më mirë të parandalojmë sesa të shërojmë. Nuk duhet t’i konsumojmë produktet kur jemi keq. Unë gjithmonë i inkurajoj dhe ju them njerëzve që përdorni produktet e bletës në qoftë se dëshironi të jetoni shëndetshëm.
cite_author=Erald Nano
cite_description=Bletërritës
]

Ndër të tjera Eraldi tregoi se pavarësisht situatës çmimi i mjaltit nuk është rritur.

Nutricionistja Diola Dosti gjithashtu ka dhënë shumë informacione për vlerat ushqyese të mjaltit por edhe disa këshilla lidhur me përdorimin e tij.

[
cite_header=Sugjerimi im është që mjalti të jetë prezent në përditshmërinë tonë dhe nuk na duhen sasi të mëdha të mjaltit pavarësisht se është një produkt që ka një kosto disi më të lartë por realisht ne na mjafton një sasi e vogël e tij qoftë edhe një lugë çaj. Rëndësi ka që ta kemi çdo ditë.
cite_author=Diola Dosti
cite_description=Nutricioniste
]

Është ushqim qe mban ngjyrën e diellit, i pasur me nutriene, ndihmon në fuqizimin e sistemit tonë imunitar dhe jo vetëm.

Në këto dite te ftohta dimri, ku virozat e stinës por edhe virusi COVID-19 vazhdon të jetë shqetësim, duhet kujdes për shëndetin tonë, e nuk duhet harruar se mjalti është një pasuri, një ilaç natyror për forcimin e sistemit imunitar dhe shëndetin.

Etiketimet

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur I dërguari I SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Juventus në kërkim të një bilete për në Champions League

Bardhezinjtë e Juventusit po kalojnë sezonin e tyre më të vështirë të 10 viteve të fundit, pasi jo vetëm që zbritën nga froni i...

 “Pengmarrja” e emigrantëve, gjykata shfajëson ish-ministrin Salvini

Kreu i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini nuk duhet të përballet me një proces gjyqësor për akuzën e pengmarrjes së një grupi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER