Pandemia e kthyer në mundësi, të rinjtë në betejë me sistemin, mësimin online dhe dëshirën për të mos ikur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

2020 ishte viti që dukej sikur e kishte inatin me të gjithë. Pandemia, pasiguria, të moshuarit e të rinjtë, të penalizuarit më të mëdhenj që nga sëmundja në format e rënduara tek të rinjtë e mësimeve online e distanca fizike e sociale.

Sidorela Vatnikaj, një studente 21-vjeçare në Fakultetin e Ekonomisë tregon se cilat kanë qenë ato kauza për të cilat të rinjtë kanë reaguar me forcë gjatë këtij viti të vështirë.

[
cite_header=Ky vit ka qenë dinamik jo vetëm për shkak të situatës që të gjithë kemi kaluar prej pandemisë por edhe për fatin se ka pasur disa problematika në universitete dhe në jetën studentore të cilat pavarësisht se ne i kemi kërkuar me forcë dhe me rezistencë çfarë kemi marrë mbrapsht në shumicën e rasteve ka qenë injorimi i kërkesave tona dhe nuk janë marrë parasysh qoftë nga organet drejtuese të universiteteve qoftë nga organet e drejtësisë ku ne kemi kërkuar ndihmë për shembull në rastin e shtyrjes së zgjedhjeve në universitete dhe mos njohjes së zgjedhjeve të datës 30 korrik. Çështja që na ka shqetësuar më së shumti gjatë kësaj kohe ka qenë fillimisht ka qenë çështja e zgjedhjeve në universitete. Ministria e Arsimit vendosi që zgjedhjet në universitete të bëheshin në një kohë kur pandemia ishte shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe një pjesë e madhe e studentëve të cilës studiojnë dhe jetojnë në Tiranë të detyruar nga rrethanat ekonomike dhe nga jetesa e shtrenjtë nuk mund ta përballonin atë dhe u kthyen në rrethe
cite_author=Sidorela Vatnikaj
cite_description=Studente
]

“Kjo bëri që sipas vendimit të ministres, pjesa më e madhe e studentëve ta humbnin të drejtën e tyre për të votuar, për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në senatin akademik. Kjo për ne ishte tërësisht absurde, e paligjshme mbi të gjitha dhe dashakeqëse. Kështu që ne kemi kërkuar me forcë që zgjedhjet e datës fillimisht 30 qershor të mos mbaheshin,” – shtoi Sidorela.  

Për këtë arsye ajo tregoi se janë marrë disa hapa:

“Hapi i parë ka qenë kërkesa që ne kemi bërë në rrjetet sociale, ku të gjithë jemi bashkuar për fushatën “Jo zgjedhje pa studentë” si diçka që nuk mund të ndodhë, diçka që është absurde dhe e paligjshme, duke iu referuar Ligjit për Arsimin e Lartë. Më pas, kjo fushatë nuk është ndalur aty. Ne kemi kërkuar me letra zyrtare dhe me letra të hapura ministres së Arsimit që t’i shtyjë zgjedhjet në universitet për një moment të dytë, kur të gjithë studentët ta kishin të drejtën të votojnë, ku studentët të ishin në auditore, të mund të njihnin kandidatët e tyre dhe platformat,” – tha studentja.

Përveç zgjedhjeve, pandemia ndikoi drejtpërdrejtë në shtimin e problematikave të të rinjve dhe studentëve në vendin tonë. Vendimi i momentit të fundit për mësim online në fillim të vitit të ri akademik shkaktoi te studentët pakënaqësi, por edhe dëm ekonomik, pasi kishin kryer shpenzimet e tyre për transferimin nga rrethet në Tiranë dhe ishin përgatitur për të marrë pjesë në auditorë fizikisht.

Pyetur nga gazetarja Loneta Progni nwse në optikën e një 21 vjeçareje, a aktivizohen bashkëmoshatarët e saj mjaftueshëm për të reaguar lidhur me kauzat dhe çështjet që i shqetësojnë Sidorela shprehu mendimin se është krijuar një frymë e re aktivizmi.

[
cite_header=Ajo që unë shikoj është se studentët e shikojnë gjendjen përtej e jo vetëm të kornizuar në statusin e studentit. Studentët por edhe pjesa tjetër e shoqërisë ka filluar të kuptojë rolet e tyre. Jo vetëm studentë të nëpërkëmbur dhe të shtypur por edhe punonjës të shtypur
cite_author=Sidorela Vatnikaj
cite_description=Studente
]

Nga ana tjetër, sipas një studimi nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në vitin 2018, 52% e popullsisë shqiptare 18-40 vjeç, rreth 940 mijë banorë, dëshirojnë të largohen, ndërsa vetëm një dekadë më parë kjo shifër ishte 44%. Të rinjtë e ndjejnë më shumë këtë fenomen që po përjeton shoqëria shqiptare.

Optimizmi i Sidorelës na shtyn që të kërkojmë ata të rinj që zgjedhin të rrinë në Shqipëri apo edhe rikthehen për të dhënë kontributin në vendin e tyre.

Ky është rasti i ekonomistit 35-vjeçar Jonel Kristo dhe studentit 20-vjeçar Rizvan Kurti. Pandeminë dhe izolimin e kthyen në favorin e tyre për të sjellë në jetë një ide që është pëlqyer menjëherë nga njerëzit, Funky Cabin.

[
cite_header=Padyshim që ka qenë një produkt karantine. Duke filluar nga muaji mars a prill i këtij viti çdo aktivitet që kishim deri atëherë mori fund padyshim. Nuk ka nevojë të shpjegohet. Kështu që po mendonim çfarë të bëjmë. Edhe unë edhe kolegu im Vani kishim idenë që të bënim diçka outdoor por gjithmonë ka qenë dekurajues kampingu tradicional. Jam i sigurt se edhe ti ke dëshirë të bësh kamping por mund të kesh frikë atë tendën klasike. Kështu që me Vanin menduar që të sjellim një tjetër standard për kampingun në Shqipëri dhe ndërtuam Funky Cabin. Është një model që e kemi parë diku më përpara por jemi munduar ta përshtasim dhe t’i japim pak ngjyra dhe shije shqiptare kësaj eksperience
cite_author=Jonel Kristo
cite_description=Ekonomist
]

Ai tregoi se ato lloj kabinash e shesin vetë veten nisur dhe nga mënyra si janë krijuar apo nga dekori. Funky Cabin ka ngjallur shumë interes te të rinjtë, është shitur dhe promovuar shumë lehtë sepse as për marketing nuk ka pasur shumë nevojë.

“Funky është një kabinë udhëtuese, Funky lëviz çdo 6 javë. Filluam që në muajin korrik duke lëvizur në vende të ndryshme. Kemi shkuar te Kepi i Rodonit, në Bovillë, në Voskopojë, në Dardhë

dhe tani te Gjiri i Lalzit. Çdo 6 javë Funky ndërron vendndodhjen. Ideja është se nëse ti je “fun” i Funky-t, mund të na ndjekësh në të gjitha udhëtimet që bëjmë. Një klient i Funky-t nuk vjen vetëm një herë, por mund të udhëtojë me ne në vende të ndryshme,” – tregoi Joneli.

Ai ia sugjeron Shqipërinë të gjithë të rinjve, pasi sipas tij, ky vend të ofron të gjitha mundësitë për të vënë në jetë ide të bukura dhe sigurisht edhe për të nxjerrë përfitim prej tyre, duke mbrojtur edhe mjedisin.

Kjo ide është realizuar nga dy persona, Joneli dhe Rizvani, që gjithçka e kanë bërë vetë dhe kostot nuk kanë qenë shumë të larta.

“Të besohet ose jo, i gjithë Funky është produkt i imi dhe i kolegut tim Vanit. Unë jam me profesion ekonomist dhe Vani nuk ka mbaruar ende shkollën, po studion për guidë turistike. Të gjitha, nga puna e marangozit, dizajni dhe gjithçka tjetër, janë i gjithi produkt i joni dhe si rrjedhojë nuk na ka kushtuar shumë. Unë do inkurajoja këdo që ka një ide të tillë apo të ngjashme, ta bëjë. Kjo kabinë nuk ka shkuar më shumë se 2-3 mijë Euro e gjitha, e përfunduar,” – sqaroi më tej Joneli.

Ai e përmend shpesh bashkëpunëtorin e tij fjalëpak, Rizvanin, duke iu referuar shkurt Vani. Një 20-vjeçar që është angazhuar shumë në këtë projekt, sidomos sa i përket pjesës së ndërtimit të saj, por edhe shërbimit për klientët.

Në një periudhë të vështirë djemtë sollën një ide shumë të bukur. Joneli dëshiron që të nxisë këdo që ta shohin Shqipërinë si një tokë të bekuar ku idetë jo vetëm që mund të marrin jetë, por edhe të sjellin zhvillim individit dhe vendit.

Sidorela, Joeli dhe Rizvani nuk kanë ndërmend të largohen nga Shqipëria sepse e kanë gjetur vendin e tyre me këmbëngulje. Tani është radha jote.

Etiketimet

Ankimimi i PD-LSI për Beratin, KAS vendos hapjen e disa kutive të votimit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ u mblodh sot për të marrë vendim lidhur me ankesat që PD dhe LSI kanë dërguar për...

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve...

Kakavijë, ndihmoi 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi

Policia në pikën kufitare në Kakavijës ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Bangladeshi me akuzën e  tentativës për dhënie ndihmë për kalim të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER