Makijazh për gratë me kancer, mësime bukurie për të ulur efektet anësore të trajtimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kriza e COVID ka pasur ndikim në kujdesin shëndetësor sa i përket pacientëve që vuajnë nga sëmundje të tjera përveç coronavirusit. 

Për 30 vite një organizatë bamirëse ndërkombëtare ‘Look Good Feel Better’ ka organizuar trajnime për njerëzit që luftojnë me kancerin, duke dhënë këshilla mbi efektet anësore të trajtimeve të tilla si humbjen e flokëve, të vetullave, dhe lëkurën e thatë. Duke qenë se pandemia ka kufizuar mundësinë e dhënies së ndihmës fizike, një artiste make up-i ka vendosur që të ndihmojë pacientët online.

“Duket shumë ndryshe, por ka dhe anët e saj pozitive që një gjë e tillë të zhvillohet online. Mund të jetë edhe më e afërt nëse bëhet në mënyrë virtuale. Sigurisht që është shumë e bukur që të ndodhesh në një dhomë me njerëz dhe të japësh ndihmë konkrete.

Por kur zhvillon trajnime online ndihma është më personale dhe ata nuk kanë pse shqetësohen që të lëvizin nga shtëpia, veçanërisht në këto kohë të pandemisë”, thotë Laura Hunt, make-up artist.

Organizata ‘Look Good Feel Better’ është e dedikuar për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe të vetë-vlerësimit të njerëzve që zhvillojnë trajtime kundër kancerit. Programi ofron sesione virtuale dhe u mëson teknikat e të bukurës në mënyrë që të ndihmojë njerëzit të diagnostikuar me kancer ta përballojnë diagnozën e tyre me shumë besim në vetvete.

Qëllimi është që të përmirësohet vete-vlerësimi dhe pamja nëpërmjet sesioneve të make up-it të cilat krijojnë mbështetje, rrisin besimin, ju japin kurajë të sëmurëve në luftën e tyre për të jetuar.

Etiketimet

Arrestohet infermierja e spitalit psikiatrik që iu vidhte kartat e identitetit pacientëve për t’i përdorur për kredi

Policia e Tiranës ka arrestuar një infermiere e cila vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas i përdorte...

‘Nuk shkëputemi dot nga puna dy herë në ditë’, prindërit ankohen për mësimin me turne

Më të vegjlit, ata që hyjnë në klasën e parë, mbajnë në dorë lule për mësuesen, ndërsa barrën e orareve të çrregullta e mbajnë...

Presidentja e KE në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres, është koha që BE të bëjë të njëjtën gjë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka nisur nga Tirana vizitën në vendet e rajonit. Presidentja e Komisionit Europian u prit me ceremoni...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER