Mbi 900 milionë tonë ushqime përfundojnë në mbeturina çdo vit, lajmëron OKB

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Më shumë se 930 milionë tonë ushqime që janë tregtuar në vitin 2019 kanë përfunduar në mbeturina, sipas një studimi të ri të Programit Mjedisor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNEP).

Në partneritet me organizatën bamirëse e ekonomisë qarkore, ËRAP, studimi i OKB raporton se 1/5 e ushqimeve që iu ofrohen konsumatorëve, përmes dyqaneve dhe restoranteve, shkojnë drejt e në koshin e mbeturinave.   

Shpërdorimi i ushqimit si çështje globale

Ekspertët kanë hetuar llojet e ushqimit që hidhen në mbeturina në 54 shtete, përfshi këtu ushqime ende të ngrënshme por edhe kocka, lëvozhga dhe bërthamat e frutave. Pavarësisht nivelit të të ardhurave në shkallë kombëtare, problemi me shpërdorimin e ushqimeve u evidentua në të gjitha shtetet.

“Për një kohë të gjatë është menduar se shpërdorimi i ushqimit ishte një problem domethënës vetëm për vendet e zhvilluara”, u shpreh drejtori ekzekutiv i ËRAP, Marcus Gover. “Me publikimin e raportit të Indeksit mbi Shpërdorimit e Ushqimit, po shohim se gjërat nuk janë aq të ndara me thikë”.

Deri më tani, shumë pak shtete kanë të dhëna ekzakte për këto lloje mbeturinash duke e bërë më të vështirë adresimin e këtij problemi, thuhet më tej në raport.

Përse është problem shpërdorimi i ushqimit?

“Nëse duam realisht të luftojmë ndryshimet klimatike, humbjen e natyrës dhe biodiversitetit, ndotjen dhe mbetjet e ndryshme, atëherë sipërmarrjet, qeveritë dhe qytetarët në mbarë botën duhet të bëjnë pjesën e tyre për të reduktuar shpërdorimin e ushqimit”, tha kreu i Programit Mjedisor të OKB-së.

Prodhimi i ushqimit ka një ndikim të rëndësishëm mbi mjedisin. Rreth 10 për qind e emetimeve globale të karbonit kanë lidhje me ushqimin që hidhet poshtë. Probleme të tjera me prodhimin e ushqimit vijnë si pasojë e tokës së nevojshme për të mbjellat, mirëmbajtja e blegtorisë, përdorimi i ujit dhe ndotja.

Siguria ushqimorë është një tjetër problem në rritje, me 690 milionë që u raportua se vuanin nga uria në vitin 2019, shifër që sipas OKB pritet të rritet për shkak të pandemisë.

Etiketimet

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER