Bageta për UNESCO, Franca kërkon njohjen e bukës karakteristike si pasuri botërore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të shumtë mund të jenë ata që i përfytyrojnë francezët me një beretë në kokë e duke mbajtur një bagetë në dorë – gjë e cila mund të jetë edhe arsyeja pse vendi ka vendosur që  të mbrojë bukën e saj të famshme duke e kandiduar si pasuri botërore kulturore e UNESCO.

Sipas Ministrisë së Kulturës, në vitet ’70 ka pasur rreth 55 mijë bukëpjekës të pavarur në mbarë vendin, kurse sot kjo shifër ka rënë në 35 mijë për shkak të “lehtësirave” që solli industrializimi i këtij sektori.

“Masat mbrojtëse që kemi parashikuar, përfshi dhe implementimin e fushatave për ndërgjegjësimin e shoqërisë, synojnë të ngadalësojnë këtë rënie të bukëpjekësve artizanalë”, thuhej në deklaratën e ministrisë.

Me një formë të gjatë dhe të hollë, bageta ka vetëm katër përbërës: miell, ujë, kripë dhe maja. Korja e saj duhet të jetë pak e fortë, ndërsa tuli duhet të ngjajë me hojet e bletëve, në rast se bëhet sipas recetës tradicionale.

Bageta daton që prej Shekullit të 17-të, por konsumimi i gjerë nisi vetëm pas viteve 1900.

Sipas disa përllogaritjeve nga Planetoscope, rreth 320 bageta hahen çdo sekondë në Francë, ndërsa në vit konsumohen diku tek rreth 10 miliardë.

Vendimi i UNESCO pritet të dalë në fund të vitit 2022.

Etiketimet

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur I dërguari I SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Juventus në kërkim të një bilete për në Champions League

Bardhezinjtë e Juventusit po kalojnë sezonin e tyre më të vështirë të 10 viteve të fundit, pasi jo vetëm që zbritën nga froni i...

 “Pengmarrja” e emigrantëve, gjykata shfajëson ish-ministrin Salvini

Kreu i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini nuk duhet të përballet me një proces gjyqësor për akuzën e pengmarrjes së një grupi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER