Ora e Tokës 2021: Në çfarë ore do të mbahet e pse është e rëndësishme?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fikja e dritave të shtëpisë suaj për një orë – një ide e thjeshtë që do të bëjë bashkë miliona njerëz për të festuar Orën e Tokës.

Nën organizimin e World Wildlife Fund (WWF) ky celebrim për planetin tonë do të mbahet këtë vit virtualisht për shkak të pandemisë COVID-19.

Ora e Tokës ka bashkuar njerëz nga më shumë se 180 shtete për 13 vitet e fundit.

Sonte, në të shtunën e fundit të marsit, komunitetet dhe bizneset do të fikin dritat nga ora 8:30 deri në 9:30 për të treguar solidaritetin dhe përkrahjen e tyre për planetin Tokë.

Në 2019, dritat u ulën edhe në Kullën Eifel të Parisit, Akropolin antik të Greqisë dhe Pallati Operas në Sidnej.

Nëse dëshironi të jeni pjesëmarrës virtual, sigurohuni që të ndani eksperiencën tuaj me hashtagun #EarthHour.

Etiketimet

Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi. Lajmi është konfirmuar nga i biri në rrjetet sociale. Ish-boksieri Ahmet Golemi...

Ankimimi i PD-LSI për Beratin, KAS vendos hapjen e kutive me materiale zgjedhore në disa Qendra Votimi

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ u mblodh sot për të marrë vendim lidhur me ankesat që PD dhe LSI kanë dërguar për...

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER