Çifti i lejlekëve rikthehet në shtëpinë e tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa pranvera duket se po troket në derë, disa zogj shtegtues kanë lënë pas kontinentin afrikan për të krijuar familjen e tyre në Shqipëri, ndër ta edhe ky çift lejlekësh, i cili mban statusin  e species së “rrezikuar në mënyrë kritike” në vendin tonë.

Një ndër ta është edhe lejleku, i cili mban statusin e species së “rrezikuar në mënyrë kritike” në Shqipëri, sipas Listës së Kuqe të Florës dhe Faunës së Egër.

Organizata jofitimprurëse Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), në bashkëpunim më OST dhe Adzm Gjirokastër, ndërtuan disa platforma të posaçme që do të shërbejnë si shtëpizat e reja të këtyre çifteve, me të cilat ata kanë nisur të përshtaten tashmë.

Çifti i lejlekëve konsiderohet si “banor i vjetër” dhe “mik besnik” i Gjirokastrës.

Sipas PPNEA, këto platforma ndihmojnë në rritjen e numrit të vendeve të folezimit, të cilat po pakësohen gjithnjë e më shumë.

“Me instalimin e platformave të tilla dhe rritjen e suksesit të foljezimit të tyre, mund të shpresojmë në rimëkëmbjen e popullatës së këtij lloji në vendin tonë”, shkruan organizata në Facebook.

Deri më tani janë ndërtuar 3 platforma e pritet që kjo nismë të vazhdojë me vendosjen e disa të tjerave.

Lexoni gjithashtu 

Etiketimet

Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi. Lajmi është konfirmuar nga i biri në rrjetet sociale. Ish-boksieri Ahmet Golemi...

Ankimimi i PD-LSI për Beratin, KAS vendos hapjen e kutive me materiale zgjedhore në disa Qendra Votimi

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ u mblodh sot për të marrë vendim lidhur me ankesat që PD dhe LSI kanë dërguar për...

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER