DigitAlpha – Edicioni i parë i konkursit të ideve novatore organizuar nga Alpha Bank Albania

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Alpha Bank Albania organizoi edicionin e parë të konkursit të brendshëm DigitAlpha, i cili ka për qëllim përfshirjen e të gjithë stafit të bankës në krijimin e ideve novatore, që synojnë përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve digjitale për klientët e bankës.

Z. Alban Burazeri, Anëtar i Bordit Drejtues për Operacionet dhe Teknologjinë e Informacionit u shpreh se: “Eksperienca e Klientit ka qenë dhe është një nga shtyllat kryesore të aktivitetit tonë. Pjesë e strategjisë sonë të biznesit është edhe zhvillimi i vazhdueshëm i portofolit të produkteve dhe shërbimeve tona me zgjidhje të reja novatore digjitale, të cilat sjellin edhe më shumë vlerë reale të shtuar për klientët tanë dhe zhvendosin operacionet tona drejt një modeli më produktiv. Transformimi ynë digjital ka filluar prej kohësh tashmë dhe jo pa qëllim ne organizuam një konkurs të brendshëm sepse dëshironim që i gjithë stafi ynë, pavarësisht profilit të punës, të ishte pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi duke propozuar ide novatore, të cilat bëjnë diferencën për klientin. Tre punonjësit me idetë më të mira të përzgjedhura do të kenë mundësinë unike të sjellin në jetë projektet e tyre duke bashkëpunuar me ekipe profesioniste vendase dhe ndërkombëtare.”

Znj. Erjona Çela, Anëtare e Bordit Drejtues për Biznesin Bankar me Pakicë tha: “Përgjatë viteve të fundit, ne strategjikisht jemi fokusuar për të krijuar dhe hedhur në treg produkte dhe shërbime novatore e digjitale duke përdorur teknologjitë më të përparuara dhe duke përfituar nga njohuritë e avancuara të punonjësve tanë. U kemi shërbyer klientëve tanë edhe nga distanca me zgjidhje digjitale dhe financiare, por edhe me programe besnikërie të krijuara posaçërisht pas monitorimi të nevojave të tregut dhe klientëve tanë. Pa dyshim, në epokën digjitale ku po jetojmë, nuk është më luks por është domosdoshmëri të ofrosh zgjidhje digjitale, të cilat thjeshtëzojnë ndërveprimin me bankën dhe përmirësojnë eksperiencën e klientit. Duke vlerësuar punonjësit tanë si një aset i rëndësishëm për ne, por njëkohësisht si njohësit më të mirë të nevojave të klientëve tanë, ne i ftuam të sillnin idetë e tyre dhe jemi të lumtur dhe krenarë për sasinë dhe cilësinë e propozimeve të cilat na u prezantuan dhe gjithashtu jemi entuziastë që brenda këtij viti do të mund të zhvillojmë, testojmë dhe hedhim në treg edhe idetë fituese, të cilat jam e sigurt se do të mirëpriten nga klientët tanë.”

Alpha Bank Albania operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe ofron një gamë të gjerë produktesh e shërbimesh për klientët individë, biznes dhe korporatë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh dhe kanalesh të tjera alternative, si ATM, Alpha e-Banking, si edhe pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).

Etiketimet

KAS jep vendimin për ankimin e PD-LSI për qarkun Berat

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ është mbledhur sot për të marrë vendim lidhur me ankesat që PD dhe LSI kanë dërguar për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e...

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve...

Kakavijë, ndihmoi 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi

Policia në pikën kufitare në Kakavijës ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Bangladeshi me akuzën e  tentativës për dhënie ndihmë për kalim të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER