Në mërgim prej vitit 1400, pasardhësi i familjes Muzaka rikthehet në atdhe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Një nga pasardhësit e familjes Muzaka ka vendosur të kthehet në Shqipëri. Të larguar prej atdheut që prej vitit 1400, Jozef Muzaka rrëfen se traditat, veshjet dhe festat janë ruajtur ndër shekuj me shumë fanatizëm.  

Në vitet 1400 mërguan në Itali, dhe në 1900 një pjesë e tyre në Amerikë, por sot jemi në shtëpinë e një prej trashëgimtareve, që ka vendosur të kthehet dhe të jetojë në Shqipëri

“Ishte dëshira e gruas që të ktheheshim këtu dhe gjithçka që dimë dhe investonim në Amerikë ta bëjmë në Shqipëri. Vendosëm të vijmë dhe t’i japim mundësinë fëmijëve nëpër zonat ruralë, të aktivizohen. Kemi krijuar një ligë futbolli, kampionat volejbolli për vajzat, kemi ngritur edhe kampe verore në disa fshatra”, shprehjet Jozef Muzaka.

Të mos kthehesh pas në kohë, do të ishte një humbje kur në shtëpi të pret një arbëresh që me shumë pasion tregon një kalvar të gjatë historish të familjes së tij dhe të tjerave që qëndrojnë në “Piana degli Albanesi”.

“Është një histori e gjatë, por Piano de Albanezi u bë qendra e Arbëreshëve. Familja ime u zhvendos në Center Kristina, ku krijuan qeverinë e tyre dhe stërgjyshi im drejtonte tregtinë dhe verërat. Bënim tregti me familjet e pasura në Francë deri sa marrëdhëniet Francë-Itali u prishën dhe tregtia pothuajse u bllokua. Stërgjyshi vendosi të na dërgonte në Amerikë. Vetë u kthye sërish në Sicili dhe një pjesë u sëmurën, një histori që ka shumë dritëhije.

Për bashkëshorten Jola, që u bë pjesë e familjes Muzaka 10 vite më parë, të shihte traditat e Arbëreshëve ishte padyshim një surprizë e bukur.

“Arbëreshët e Italisë i kanë ruajtur më mirë traditat, jam habitur se sa mirë i këndojnë disa këngë të vjetra”, tregon ajo.

“Gege” është një nga fjalët e vjetra shqipe që arbëreshët e kanë ruajtur dhe Jozefi na trego dhe disa të tjera.

“Shumë njerëz thonin është Gegë? Por nuk është kjo. Ishte “ Gegem” një fjalë e vjetër që sot korrespondon fjalës “më dëgjo”.

Gjyshi thoshte shpesh, “e pra ga vemi de hor e de hor”? Për shumë vite askush nuk e dinte çfarë do të thoshte ajo, por sot e dimë që thoshte; “e pra shkojmë në ‘De Hor’, që do të thotë në qendër të “Piano de albanezi””, shprehet pasardhësi i familjes Muzaka.

Traditën më të madhe të ruajtur në arbëreshët, Jozef Muzaka quan “Fjalën e dhënë”.

“Të parët e mi në Sicili, kanë festuar çdo aktivitet dhe ruanin çdo traditë por një pjesë që na diferenconte nga të gjithë, dhe aty kuptohej që ishim ndryshe ishte bashkimi i madh i familjes. Gjithë jetën na ishte thënë të gjithëve, fjala është gjithçka, mbajeni fjalën dhe kur më pyetët për traditat unë them që kjo ishte tradita më e madhe dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, kjo ishte trashëguar por që sot nuk e shohim shumë”, thotë ai.

Por a është duke humbur gjuha arbëreshe dhe si duhet të ruhet ajo. Çfarë duhet bërë më shumë nga shteti amë që sidat e sotme t’i kapërcejmë.

“Është e rëndësishme mos të humbasë historia sepse është e dëmshme që mos të kesh identitet. Nuk duhet harruar kurrë se nga jemi dhe nga vijmë për këtë kemi luftuar”, shprehet ai.

Jozef Muzaka u kthye për të qëndruar dy javë me bashkëshorten në Shqipëri, por dashuria për vendin bëri që të merrnin vendim për të jetuar këtu.


3 COMMENTS

  1. Qio is tori e Muzakés éshté njé pik uijé jo né det po né cov qé pasuron istorin x gjth Ata Arbéresh qé ikén nga mém dheu e u x gjth Europ dhe Amerik RROFSH Arbéresht ku ndodhen dhe ku Jan

  2. Qio is tori e Muzakés éshté njé pik uijé jo né det po né cov qé pasuron istorin x gjth Ata Arbéresh qé ikén nga mém dheu e u x gjth Europ dhe Amerik RROFSH Arbéresht ku ndodhen dhe ku Jan

  3. Adem Maloku sikur te kthehen te gjithe Shqiptaret anemban botes nuk do i kish zen shqiprija kosova maqedonija mali i zi por edhe nje phes e serbis gjithashtu edhe qamrija khtehuni shqiptar bashkohuni ju mirepresim

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here






Etiketimet

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...


TË FUNDIT

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...

2-vjeçari porosit 31 hamburgera nga telefoni i të ëmës

Një mama në Teksas mori një mësim të mirë pasi e la telefonin e saj hapur dhe i vogli i saj 2 vjeç porositi...

44 gradë Celsius në disa zona të gadishullit Iberik

Spanja është goditur nga një valë të nxehti këtë fundjavë, me temperatura që arritën deri në 15 gradë më shumë se mesatarja e sezonit. Maji duket se...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER