Quentin Tarantino, regjisori i filmave të njohur sikundër “Kill Bill”, ‘Reservoir Dogs” apo “Pulp Fiction” ka fituar çmimin e karrierës gjatë festivalit të filmit të zhvilluar në Romë.
Producenti dhe regjisori amerikan i shoqëruara nga bashkëshortja e tij kaloi në tapetin e kuq mes thirrjeve të shumë fansave.
Por a e kishte imagjinuar Tarantino një çmim të tillë pikërisht në Romë ku dhe realizoi filmin e tij të parë të titulluar ‘Ditëlindja e shokut tim më të mirë’?.
“Është shumë e veçantë, që 30 vjet më vonë unë do të isha pikërisht këtu në Romë dhe ata do të më jepnin një çmim karriere, e për më shumë që qytetarët e Romës e dinë se kush jam unë”, u shpreh Tarantino.
Regjisori dhe skenaristi përmes punës së tij ka rritur të revolucionarizojë filmat duke thyer shpeshherë edhe strukturën narrative tradicionale të një historie.
Ai arriti sukses falë filmit të tij debutues, Reservoir Dogs, i ndjekur nga Jackie Broën, Kill Bill me të gjithë episodet, deri në veprën e tij të fundit, Once Upon a Time in Hollywood.
Me skenarët origjinale të Pulp Fiction dhe Django Unchained, ai ka fituar edhe dy çmime “Oscar”.