Një djathë i butë dhie është shpallur si djathi më i mirë në botë ëe konkursin “World Cheese Awards”. Djathi fitues i quajtur “Olavidia”, mori 103 vota.
Sipas jurisë gjykuese, prodhimi spanjoll spikati për teksturën e pasur dhe kremoze si dhe për aromën e veçantë
Ishin 4079 konkurrentë nga më shumë se 40 vende të botës të cilët morën pjesë në këtë konkurs.
Juria përbëhej nga 16 anëtarë të cilët vlerësuan cilësinë e djathërave, sipas aromës, shijes, mënyrës se prodhimit etj.
Fituesi i sezonit të fundit ishte një djathë blu, “Rogue River Blue”, i cili u shpall djathi më i mirë në 2019.
Ndërsa vitin e kaluar, konkursi nuk u zhvillua për shkak të pandemisë.