5 figura të rëndësishme italiane me prejardhje shqiptare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Emigracioni i familjeve me origjinë shqiptare drejt Italisë zë fill që prej shekullit XV dhe XVI si pasojë e pushtimit të Perandorisë Osmane.

Shumë prej këtyre familjeve, me ndihmë dhe të Mbretërive të Napolit dhe Siçilisë, u vendosën në jug të Italisë ku njihen sot e kësaj ditë si populli Arbëreshë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2019, në Itali jetojnë rreth 441,027 shtetas shqiptarë.

Euronews Albania rendit më poshtë pesë prej figurave më të spikatura me origjinë shqiptare në historinë e Italisë.

Papa Klementi XI (1649-1721)

I lindur më 23 korrik 1649 në Urbino, Giovanni Francesco Albani ishte djali i parë i Karlo Albanit dhe Elena Moskës. Albanët ishin familje fisnike me prejardhje shqiptare, ndërsa e ëma Elena i përkiste familjes së markezëve Mosca të Pesaros, me origjinë të lashtë nga Lombardia.

Xhovani Françesko përfundoi studimet e mesme në 1660 ku u dallua për talentin e tij në lëndën e gjuhës, veçanërisht përkthimin e latinishtes dhe nga greqishtja e vjetër.

Ai shkroi tekstin që u miratua nga Papa Inocenti XII me titull “Romanum Decet Pontificem, ku flitet për dënimin e famshëm të nepotizmit. Xhovani Françesko u bë një e figurë  njohur në mesin e Kuries Romake si njeri me integritet, kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Jeronim De Rada (1814-1903)

Jeronim De Rada ishte i biri i një famullitari të Kishës Katolike italo-shqiptare “Macchia Albanese” në malësinë e Kozencës, në Kalabri. De Rada shfaqi menjëherë interes për prejardhjen e tij shqiptare duke nisur grumbullin e veprave folklorike që në moshë fare të re.

Ai njihet si një prej shkrimtarëve më të njohur dhe me ndikim të Shekullit XIX, ku pati dhe një rol të rëndësishëm gjatë Rilindjes Kombëtare.

Francesco Crispi (1818-1901)

Françesko Krispi ka mbajtur postin e kryeministrit nga viti 1887 në 1891. Ai ishte patriot dhe politikan italian me familje me origjinë shqiptare, i pagëzuar në fenë ortodoksë. Figurë e spikatur e periudhës së Rilindjes dhe një prej organizatorëve të Revolucionit sicilian në 1848.

Antonio Gramsci (1891-1937)

Intelektuali i të Majtës Europiane vinte nga një familje me prejardhje nga Gramshi, nga i cili ishte përshtatur dhe mbiemri. Ata mendohet se janë larguar drejt Italisë në fund të Shek. XV, kohë që përkon me pushtimin turk të vendit.

Gramsci ishte një prej themeluesve të Partisë Komuniste të Italisë në vitin 1921, ndërsa në 1926 u burgos nga fashistët në burgun e Turit. Në vitin 1934, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai u lirua me kusht dhe u shtrua në një klinikë, ku kaloi dhe vitet e fundit të jetës.

Ai konsiderohet si një nga mendimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX.

Anna Oxa

Këngëtarja italo-shqiptare Anna Oxa lindi në 28 prill 1961 në Bari. Babai i saj është me prejardhje nga Kruja ndërsa e ëma është italiane. Ajo u rrit në qytetin e Barit ku u diplomua në Liceun Artistik Giuseppe de Nittis.

Në vitin 2020, kryeministri Edi Rama i dorëzoi artistes së njohur nënshtetësinë shqiptare.

Oxa është dy herë fituese e çmimit Sanremo, një herë në vitin 1989 me duetin “Ti Lascero”, me Fausto Lealin dhe për herë të dytë në 1999 me këngën “Senza Pieta”.

5 figura të rëndësishme italiane me prejardhje shqiptare by Euronews Balkans


LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here






Etiketimet

Një stuhi godet Ontarion, të paktën dy viktima

Një stuhi gati me fuqinë e një tornadoje goditi Ontarion të shtunën duke vrarë të paktën dy persona dhe duke lënë pa energji elektrike...

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...


TË FUNDIT

Një stuhi godet Ontarion, të paktën dy viktima

Një stuhi gati me fuqinë e një tornadoje goditi Ontarion të shtunën duke vrarë të paktën dy persona dhe duke lënë pa energji elektrike...

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...

2-vjeçari porosit 31 hamburgera nga telefoni i të ëmës

Një mama në Teksas mori një mësim të mirë pasi e la telefonin e saj hapur dhe i vogli i saj 2 vjeç porositi...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER