Kritikohet ‘House of Gucci’, trashëgimtarët e shtëpisë italiane të modës: Përshkruhemi si huliganë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Trashëgimtarët e shtëpisë italiane të modës ‘Gucci’ kanë kritikuar filmi e ri “Shtëpia Gucci”, pasi sipas tyre anëtarët e familjes përshkruhen si “huliganë”.

Në film luan Lady Gaga në rolin e Patrizia Reggiani, e cila u dënua për vrasjen e ish-bashkëshortit të saj, trashëgimtarit të modës Maurizio Gucci, në vitin 1995.

Në deklaratën e tyre e shpërndarë për mediat, familja tha se ata u portretizuan si “injorantë” në filimin ku Maurizio Gucci interpretohet nga aktori Adam Driver së bashku me Jared Leto dhe Al Pacino si anëtarë të tjerë të familjes.

“Familja Gucci rezervon të drejtën për të ndërmarrë çdo iniciativë për të mbrojtur emrin dhe imazhin e tyre dhe të njerëzve të tyre të dashur”, thuhej në deklaratë.

Ata shtuan se Aldo Gucci (i luajtur nga Al Pacino), i cili ishte kryetar i kompanisë nga 1953 deri në 1986, dhe të afërm të tjerë u portretizuan “si banditë, injorantë dhe të pandjeshëm ndaj botës përreth tyre, duke u atribuuar protagonistëve dhe ngjarjeve një qëndrim që nuk i përkiste kurrë.

“Kjo është jashtëzakonisht e dhimbshme nga pikëpamja njerëzore dhe një fyerje për trashëgiminë mbi të cilën është ndërtuar marka sot”, lexohet më tej në deklaratë.

Familja deklaroi se ata ishin veçanërisht të ofenduar nga përshkrimi i Reggianit, i cili “është portretizuar jo vetëm në film, por edhe në deklaratat e anëtarëve të kastit, si një viktimë që përpiqet të mbijetojë në një kulturë shoviniste mashkullore”.

Vetë familja Gucci nuk ka qenë e lidhur me shtëpinë e modës që nga vitet 1990. Marka luksoze aktualisht është në pronësi të grupit francez ‘Kering’. Aktualisht nuk po ndërmerret asnjë masë ligjore nga familja kundër filmit dhe producentëve të tij.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Breshkat e ujit në Tunizi lirohen, por me një përgjues në trup

Tre breshka uji të shpëtuara u lëshuan në Mesdhe jashtë Tunizisë të dielën, njëra me një fener gjurmues të ngjitur në guaskën e saj...

Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së

Pas 9 vitesh Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike. “Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë u përket atyre,”...

Një stuhi godet Ontarion, të paktën dy viktima

Një stuhi gati me fuqinë e një tornadoje goditi Ontarion të shtunën duke vrarë të paktën dy persona dhe duke lënë pa energji elektrike...

TË FUNDIT

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER