Megan Markle fiton gjyqin kundër medias që publikoi letrën dërguar babait të saj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dukesha e Sussex, Megan Markle ka fituar fazën e fundit në betejën ligjore kundër medias ‘Mail on Sunday’, qe publikoi një letër që ajo ia dërgonte babait të saj.

Gjykata e Apelit hodhi poshtë përpjekjen e ‘Associated Newspapers’ për të pasur një gjykim në çështjen e privatësisë dhe të drejtave të autorit.

Një gjykatës kishte vendosur më parë në favor të Meghan pasi pjesë nga letra e saj u shfaqën në gazetë. Meghan tha se ishte një fitore “jo vetëm për të, por për këdo që ka ndjerë ndonjëherë frikë të ngrihet për atë që është e drejtë”.

Meghan, e cila filloi aksionin ligjor kundër grupit mediatik në vitin 2019, tha: “Në gati tre vjet, që kur filloi kjo betejë, unë kam duruar përballë mashtrimit, frikës dhe sulmeve të llogaritura”.

Një zëdhënës i ‘Associated Newspapers’ tha se ishte i zhgënjyer nga vendimi dhe po shqyrtonte ta apelonte çështjen në Gjykatën Supreme.

Gjykata e Apelit pranoi argumentin e Meghan se letra drejtuar Thomas Markle në gusht 2018, tre muaj pas martesës së saj me Princin Harry, ishte “thellësisht personale”. Në vendimin e tyre, tre gjyqtarët thanë se përmbajtja e letrës ishte “personale, private dhe jo çështje me interes publik legjitim”.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...

TË FUNDIT

2-vjeçari porosit 31 hamburgera nga telefoni i të ëmës

Një mama në Teksas mori një mësim të mirë pasi e la telefonin e saj hapur dhe i vogli i saj 2 vjeç porositi...

44 gradë Celsius në disa zona të gadishullit Iberik

Spanja është goditur nga një valë të nxehti këtë fundjavë, me temperatura që arritën deri në 15 gradë më shumë se mesatarja e sezonit. Maji duket se...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER