Barbie, apo një biçiklete? Makinë, apo Lego? janë disa nga dhuratat që fëmijët duan për Vitin e Ri. Prindërit dinë se ku do mund të gjejnë gjithçka çfarë të vegjlit e tyre kërkojnë.
“Shtëpinë e lodrave e kemi të preferuarin tonë. kukullat lodrat në përgjithësi këtu i blejmë. Ka larmishmëri nga të gjitha moshat, duke filluar nga bebet e vogla deri në vazhdim. Ka çmime edhe ekonomike por edhe nëse duam diçka me cilësore më të mirë”, thotë një prind.
Me duart e tyre të vogla, janë vetë fëmijët që tek “Shtëpia e Lodrave” zgjedhin të preferuarat e tyre.
“Ka Barbie, ka Lego, ca lodra të tjera dhe mua më pëlqejnë shumë”, thotë një fëmijë.
Blerjet për festat e fundivitit, kanë nisur prej kohësh. Midis një game të pafundme lodrash, të markave nga më të ndryshme si Playmobil, Peppa Pig, Lego dhe Barbi, Eloel, prindërit përfitojnë dhe nga ofertat e ndryshme që “Shtëpia e Lodrave” ofron.
Cilësia e lodrave është një tjetër faktor që bën diferencën nga dyqanet e tjera.
“Prindërit duhet të jenë të orientuar drejt sigurisë së lodrave. këshilla ime më e thjeshtë është të shohin paketimin, një lodër e paketuar bukur, një karton cilësorë, 99% ka brenda një lodër cilësorë. është e rëndësishme që lodrat të jenë të certifikuara dhe të jenë BBF free, përbërësi që është shumë i dëmshëm për fëmijët”, thotë Geri Kureta, administrator.
Veshje dhe karroca janë të tjera produkte që prindërit mund të blejnë tek “Shtëpia e Lodrave”, marka si “Cartes’s”, që gjithashtu mund t’i përfitojnë me ulje.
“Shtëpia e Lodrave” ndodhet tek Toptani në katin e 3 dhe të 5, në Ring Center, Kristal, Sheshi Wilson, Lapital Center tek diga si dhe në Durrës tek Flagship.