Kush e tradhtoi Anne Frank? Teoria e re rreth misterit të Luftës së Dytë Botërore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Pas 6 viteve kërkime, një skuadër investigative që analizoi tradhtinë e kryer ndaj Anne Frank prezantoi një teori jo shumë të hulumtuar më parë. Sipas tyre, një noter hebre zbuloi adresën e vendit ku ajo fshihej për t’u mbrojtur nga nazistët.

Hulumtuesit dolën në përfundimin se noteri me emër në Amsterdam, Arnold van den Bergh i kaloi adresat gjermanëve për të garantuar sigurinë e familjes së tij. Nuk janë gjetur ende prova përfundimtare, por sipas skuadrës, të paktën Otto Frank e ka marrë seriozisht këtë teori.

“Ne kemi mundur të përcaktojmë se kjo letër është shkruar nga makina e shkrimit të Otto Frank. Me gjasa ka ndodhur në 1957. Ne kemi mundur ta vlerësojmë këtë, pasi e kemi krahasuar me letra të tjera që janë dërguar në atë kohë”, tha hulumtuesi Pieter van Twisk.

Ideja për të studiuar një nga misteret më të njohura të Luftës së Dytë Botërore duke përdorur metodat moderne të policisë lindi në vitin 2017. Një skuadër prej 23 personash koleksionoi intervista të reja dhe të vjetra, ditarë, lista adresash dhe dokumente të luftës nga arkivat nëpër botë, për të testuar hipoteza ekzistuese dhe të reja.

Kjo skuadër hetoi që nga i dyshuari i parë, Willem van Maaren deri tek sugjerimet nga autorë të mëvonshëm, si bashkëpunëtori Tonny Ahlers ose tradhtari hebre Ans van Dijk. Gjithashtu, u testua teoria se zbulimi i godinës sekrete ishte një rastësi.

“Kjo është në fakt një teori e re që lidhet me tradhtinë. Një teori e cila njihej, por që kurrë nuk është hulumtuar si duhet. Kjo skuadër bëri kërkimin dhe në këtë drejtim, është një hap i ri sa i përket teorive që flasin për tradhti. Do të na duhet të bëjmë më shumë hulumtime për këtë”, shprehet Ronald Leopold, nga Fondacioni Anne Frank.

Kyçe në këtë teori është një letër anonime që iu dërgua Otto Frank, pak pas luftës. Edhe pse gjurmimi i origjinalit çoi në një qorrsokak, skuadra ia doli të gjente një kopje të bërë nga Frank, në arkivat familjare të një oficeri policie.

 


LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here






Etiketimet

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...


TË FUNDIT

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...

2-vjeçari porosit 31 hamburgera nga telefoni i të ëmës

Një mama në Teksas mori një mësim të mirë pasi e la telefonin e saj hapur dhe i vogli i saj 2 vjeç porositi...

44 gradë Celsius në disa zona të gadishullit Iberik

Spanja është goditur nga një valë të nxehti këtë fundjavë, me temperatura që arritën deri në 15 gradë më shumë se mesatarja e sezonit. Maji duket se...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER