Kinema

Coronavirus shtyn Festivalin e Filmit në Kanë

Përditësimi i fundit: 19/03/2020 - 21:31
Text size Aa Aa

Festivali i Filmit në Kanës, ndër më prestigjiozët e industrisë kinematografike, ka shtyrë edicionin e 73-të për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Organizatorët e festivalit, i cili do të mbahej në datat 12-23 maj, thanë të enjten se kanë planifikuar ta shtyjnë festivalin deri në fillim të korrikut.

“Po mendojmë disa hipoteza për të ruajtur festivalin, kryesorja është një shtyrje e datës”, thuhej përmes një deklarate.

Organizatorët deri më tani kanë bërë çmos për mos ta anuluar festivalin e Kanës. Prej disa javësh, ata i janë shmangur pyetjeve për procesin e përzgjedhjeve të filmave, por teksa pandemia vazhdon të përhapet në Francë u bë e pashmangshme që një festival që mbledh emrat më të famshëm të botës së kinemasë në Francë të mos anulohej. 

Të shtunën, kryeministri Edouard Philippe urdhëroi mbylljen e restoranteve, bareve dhe kinemave në kuadër të masave të distancës sociale për të luftuar virusin.

Festivalë të tjerë filmash që janë anuluar janë South by Southwest dhe Festivali i Filmit Tribeca.

 

Lexoni gjithashtu:

Shtyhet për në nëntor dalja në kinema e filmit të ri të James Bond

Kulturë në kushtet e izolimit: Si mund të vizitoni muzetë botërorë nga shtëpia juaj

 

Tregime të lidhura