Kosovë

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Përditësimi i fundit: 12/01/2020 - 13:13
Text size Aa Aa

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ky vendim i tij erdhi si pasojë e shpalljes së zgjedhjeve të brendshme të partisë.

Megjithatë Haradinaj do të vijojë të mbajë këtë post deri në Kuvendin e ri të AAK. Në zgjedhjet e reja për kryetar të AAK do të zbatohet parimi një delegat një votë.

Për një media kosovare, Haradinaj ka thënë se në zgjedhjet e reja nuk do të përballet vetëm me një kandidat, por me 100 kandidatë të tjerë.

Paralelisht me këtë ai lajmëron se AAK ka vendosur kritere të reja të organizimit të partisë duke përfshirë edhe 5 degë të veçanta në Prishtinë.

Haradinaj vijon të jetë kryeminsitri në detyrë i Kosovës pas dorëheqjes së tij në muajin qershor. Në zgjedhjet e 6 tetorit koalicioni i AAK me PSD morën rreth 11.5% të votave që përkthehen në 14 mandate parlamentare.