Kosovë

Mosformimi i qeverisë në Kosovë shkakton vakum institucional, bllokohet buxheti i 2020

Përditësimi i fundit: 14/01/2020 - 10:33
Text size Aa Aa

Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka përjashtuar mundësinë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e mandatarit për kryeministër, ndërkohë që Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po tentojnë të arrijnë një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Reagimi i presidencës vjen pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është drejtuar Hashim Thaçit me një letër duke e lutur të mos bëjë vlerësime politike dhe presion, por të presë e të durojë.

Ky vakum institucional në Kosovë ka bllokuar edhe miratimin e buxhetit për vitin 2020. Ditën e djeshme, ambasadori i SHBA-së në Kosovë iu bëri thirrje dy partive kryesore që të formojnë sa më parë qeverinë e re. 

Kryetari i  Lëvizjes Vetëvendosjes tha të një ditë më parë se marrëveshja me LDK është shumë afër dhe nuk ka arsye pse Thaçi të ushtrojë presione, pasi sipas tij, Kushtetuta e Kosovës thekson se Presidenti ka rol pasiv në formimin e qeverisë.