Kosovë

Kurti në konferencë: Situata e COVID-19 është nën kontroll, kërkesa e Thaçit për gjendje të jashtëzakonshme, e panevojshme

Përditësimi i fundit: 18/03/2020 - 21:51
Text size Aa Aa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti doli në një konferencë për shtyp mbrëmjen e sotme ku dha detaje për situatën e coronavirus në Kosovës.

Kurti tha se vendi i tij kishte dhënë shembull për përballjen me virusin dhe falënderoi të gjithë ata që vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre në këto ditë të izolimit të vendit për të penguar përhapjen.

Kosova pati deri më 18 mars vetëm 20 të prekur nga coronavirusi.

Kurti komentoi kërkesën e presidentit Thaçi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Dje kishim një zhvillim të pazakontë meqenëse presidenti u angazhua për t’u shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Patëm edhe një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, raportet ditore të secilit i marr përditë,” tha kryeministri i Kosovës

Ai shtoi se në ato raporte ka një gjë të përbashkët që është gjendja e sigurisë theksuar në ngjyrë të verdhë, pra që situata është situata është nën kontroll.

“Përkundër kësaj u propozua në Këshillin e Sigurisë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Bindja ime e fuqishme kjo është e paarsyeshme, e palogjikshme, e panevojshme. Në konsultë me presidentin e përsërita qëndrimin se i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e shpërndarjes të COVID-19,” deklaroi Kurti.

Kryeministri shtoi se mbledhjet e këshillit të sigurisë i udhëheq kryeministri dhe se ai kishte vendosur se nuk ekzistonte urgjenca për një gjë të tillë.

Tani pritet një përgjigje nga kuvendi për kërkesën e presidentit për dekretin e tij të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Lajmi në përditësim...

Tregime të lidhura