Kosovë

Shënohet viktima e parë nga coronavirusi në Kosovë

Përditësimi i fundit: 22/03/2020 - 11:32
Text size Aa Aa

Në Kosovë është shënuar viktima e parë nga coronavirusi, një 86-vjeçar nga fshati Dumnicë i Podujevës.

Ndërkohë, ka arritur në 31 numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë. Pas dy rasteve të fundit nga Gjilani dhe katër të tjerëve më dy Prishtinë, një Gjakovë dhe një Ferizaj, tani rasti i ri është një burrë, i moshës 31 vjeçare, nga Malisheva, duke zgjeruar keshtu hartene perhapjes se semundjes. 

Pak orë para se të konfirmohej edhe infektuari i 31, kryeministri kosovës Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëv të qëndrojnë në ambientet e tyre private dhe të mos kërcënojnë as veten dhe as tjerët.

Tregime të lidhura