Kosovë

Dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkon në 35 numri i të prekurve

Përditësimi i fundit: 23/03/2020 - 17:24
Text size Aa Aa

Edhe 2 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar ditën e sotme në Kosovë, duke e çuar numrin total të të prekurve në 35.

Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë, komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç.

“Nga data 08.02.2020 deri me 23.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 604 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e pesë (35) raste kanë rezultuar pozitive.

Nga data 01.02.2020 deri me 23.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 16.756 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.202, Vërmicë 4.395, Jarinje 1.188, Dheu i Bardhë 985, Hani i Elezit 2.157, Kullë 1.070, Qafë Morinë 47, Bërnjak 499, Qafë Prush 35, Muçibabë 162 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Tregime të lidhura