Kosovë

Franca dhe Gjermania thirrje LDK-së: Mbani anën e popullit në këtë krizë, rishqyrtoni mocionin dhe vazhdojeni qeverinë

Përditësimi i fundit: 24/03/2020 - 17:12
Text size Aa Aa

Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, përmes një qëndrimi të përbashkët i kanë përcjellë zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, shqetësimet e tyre lidhur me situatën politike në vend.

“Mbani anën e popullit të Kosovës në këtë krizë. Ftojmë LDK-në të rishqyrtojë mocionin e mosbesimit dhe të vazhdojnë qeverinë e besueshme dhe stabile për tu përballur me sfidat”, thuhet në reagimin e dy ambasadave në Twitter.

Javën e kaluar, pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu nga kryeministri Albin Kurti, Lidhja Demokratike inicioi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë pjesë e së cilës është edhe ajo.