Kosovë

LIVE | Deputetët debatojnë në seancën për rrëzimin e qeverisë Kurti

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 11:53
Text size Aa Aa

Me 106 deputetë prezentë nga 120 sa janë në total, ka nisur seanca për rrëzimin e qeverisë Kurti. Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, që është iniciuar nga partia në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, fillimisht nuk ishte i pranishëm, por më vonë u paraqit në sallën e Kuvendit dhe po ndjek zhvillimet që do të pasojë kjo seancë plenare. Korrespondentja e Euronews Albania, Erjonë Popova, raporton nga Kosova se deputetët janë pajisur me maska dhe doreza, duke respektuar rregullat kundër përhapjes së COVID-19.

Arben Gashi nga Grupi Parlamentar i LDK-së në arsyetimin e tij për mocionin e mosbesimit tha se kryeministri Kurti me veprimet e bëra vendosi siç ishte edhe shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendëshme Agim Veliu, t’i jep fund koalicionit qeverisës.

“Qeveria e Kosovës erdhi në pushtet me besimin për ndryshim, për një momentum të ri në aspekte të zhvillimit ekonomik të vendit, sundimit të ligjit luftës kundër korrupsionit dhe konsolidim të subjektivit ndërkombëtar të Kosovës ndërsa kryeminstri Kurti për më pak se 50 ditë pune përmes mos eprimit dhe pozicionimit jokonstruktiv në raport me partnerët në përgjithësi dhe ne veçanti më SHBA ka pamundësuar funksionimin e qeverisë”.

Gashi ju ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që përmes votës së mosbesimit ta votojnë këtë mocion.

“Me këtë veprim Kuvendi krijon mundësinë e një qeverie të stabilitetit me kohëzgjatje të kufizuar që do të adresonte sfidat imediate me të cilat po ballafaqohet vendi si në pozicionet e politikës së jashtme si në dinamikat e brendshme”, thotë Gashi Mocioni i LDK-së është mbështetur edhe nga partitë opozitare. 

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Albin Kurti theksoi se mocioni që po mbahet në Kuvend ka për synim që ta lërë vendin pa qeveri. Kurti vazhdon të besojë se pas mocionit të  mosbesimit fshihen pazare presidenciale, që sipas tij, janë të dëmshme për interesat e Kosovës.

"Ky mocion kërkon ta lërë vendin pa qeveri, nuk ka të bëjë me shkarkimin e ministrit. Pas mocionit fshihen pazare presidenciale, të dëmshme dhe të rrezikshme për vendin. Presidenti është i vetmuar në popull dhe institucione, ndaj kërkon gjendjen e jashtëzakonshme”, tha mes tjerash Kurti.

Lajmi në përditësim...

Tregime të lidhura