Kosovë

100 muaj negociata pa rezultat për liberalizimin e vizave për Kosovën, Demush Shasha: Zgjidhja, dialogu me Serbinë

Përditësimi i fundit: 19/05/2020 - 14:24
Text size Aa Aa

Me 19 janar 2012, Kosova dhe BE-ja kanë filluar dialogun për liberalizimin e vizave. Sipas një kalkulimi që ka bërë Instituti EPIK në Prishtinë, sot bëhen 100 muaj që nga nisja e këtij dialogut. Nëpërmjet një grafike ata kanë krahasuar kohëzgjatjen e procesit të liberalizimit të vizave të Kosovës me vende të tjera të rajonit dhe më gjerë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, drejtori e këtij instituti, Demush Shasha tha se krahasuar me vendet e tjera të rajonit Kosova qëndron shumë prapa në këtë proces. Teksa risolli në vëmendje vitin 2016 kur Kosova sipas tij pati fatin e artë për heqjen e vizave nëse ratifikonte demarkacionin me Malin e Zi, gjë që gjithsesi nuk ndodhi, z. Shasha shtoi se sot për sot liberalizimi i vizave lidhet drejtpërdrejtë me dialogun me Serbinë.

Kosova ka pasur rastin unik që vizat të hiqen në 2016 pasi Këshilli i Evropës kishte vlerësuar që Kosova i kishte përmbushur kriteret dhe u prit që Kosova të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, dhe ne e humbën këtë rast më të mirë.

Pengesa e parë janë kriteret e brendshme ku prioritet që kosovarët të adresojnë progres në fushën e sundimit të ligjit. Kanë kaluar 4 vite dhe ende nuk kemi asnjë rast të vetëm të suksesshëm në luftë kundër korrupsionit në nivelet e larta. E dyta dialogu me Serbinë. Askush nga ne nuk ka dashur që dialogu për liberalizimin e vizave dhe ai me Serbinë janë të ndërlidhur. Kjo s’është për t’u habitur pasi marrëdhëniet e mira me fqinjët është një kusht për lëvizjen e lirë. Çfarëdo lloj procesi dialogu do të ndikojë pozitivisht. ndaj është me rëndësi që të dyja palët ti kthehen dialogut”, tha ai.

Tregime të lidhura