Kosovë

Dialogu Kosovë-Serbi, analistja Donika Emini kritika politikës: Lufta për protagonizëm po krijon ndasi

Përditësimi i fundit: 20/05/2020 - 09:45
Text size Aa Aa

Koalicioni i Organizatave Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një letër shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ku i kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me qasjen amerikane rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në shqetësimin e ngritur nga kjo organizatë thuhet se, arritjet për 20 vjet në Kosovë, “mund të njollosen prej qëllimeve afatshkurta të diplomacive si nga Kosova, Serbia dhe ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara”.

Euronews Albania zhvilloi një bisedë me analisten politike Donika Emini, e cila skanoi zhvillimet e fundit dhe pasiguritë që po hasin qytetarët në Kosovë. Ajo theksoi se dërgesa e këtyre letrave vjen për shkak të mungesës së unitetit të partive në Kosovë, në raport me procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Këto letra dhe e gjithë kjo frika brenda në Kosovë që është krijuar sidomos ndaj qasjes së SHBA reflekton vetëm mungesën e një unifikimi të brendshëm politik në raport me dialogun. Kjo po projektohet ndaj partnerëve tanë strategjikë dhe kjo ka qenë një qasje e gabuar e Kosovës që nga fillimi, sepse kemi kontribuar për një çarje transatlantike, që pati filluar të ndodhë që në vitin 2018, kur për herë të parë u diskutua shkëmbimi i territoreve si ide potenciale që do të rezultonte si përfundim i një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi ajo.

Analistja hodhi kritika ndaj politikanëve në Kosovë, ndërsa theksoi se protagonizim i tyre për pushtet, po krijon situata të paqarta në procesin e dialogut.

“Këto letra në fillim kanë qenë letra që ishin të domosdoshme, sepse kishte ndërrim të qeverisë dhe ndërrim të artorëve në këtë dialog. Tani po kërkojmë edhe ndryshim të qasjes ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Lufta për protagonizëm në Kosovë po ë bën të pamundur unifikimi dhe kjo nuk po ndodh vetëm në raport me dialogun. Këto ndasi po ndodhin se për çdo çështje, që është duke ndodhur në Kosovë, por në raport me dialogun ka qenë persistene dhe ka ekzistuar edhe parë 2018", shtoi ajo. 

Lexoni gjithashtu:

Dialogu Kosovë-Serbi, Koalicioni i Shoqatave Shqiptaro-Amerikane letër Donald Trump