Kosovë

Dialogu Kosovë-Serbi, Koalicioni i Shoqatave Shqiptaro-Amerikane letër Donald Trump

Përditësimi i fundit: 20/05/2020 - 07:43
Text size Aa Aa

Koalicioni i Organizatave Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një letër Presidentit amerikan, Donald Trump, ku i kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me qasjen amerikane rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në dokumentin e bërë publik për mediat, ndër të tjera shkruhet se sukseset e komunitetit ndërkombëtar që janë arritur për 20 vjet në Kosovë, “mund të njollosen prej qëllimeve afatshkurta të diplomacive si nga Kosova, Serbia dhe ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara”.

Koalicioni shprehet se ndryshim i kufijve mund të hapë ndonjë konflikt të ngrirë dhe rajoni të destabilizohet edhe njëherë.

Këto organizata i kanë dërguar dhe 12 rekomandime presidentit, ku ndër të tjera kërkojnë dhe shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë.

Tregime të lidhura