Kosovë

14 të infektuar të tjerë me COVID-19 në Kosovë, bie prirja në rritje e të shëruarve

Përditësimi i fundit: 21/05/2020 - 08:52
Text size Aa Aa

Prirja në rritje e të shëruarve nga COVID-19 u ul të mërkurën në Kosovë.

Pas tre ditësh ku numri i të shëruarve ditorë ishte më i lartë se rastet e reja, autoritetet raportuan vetëm 3 të shëruar kundrejt 14 të infektuarve të tjerë.

Në raportimin e mbrëmjes së të mërkurës autoritetet kosovare të shëndetësisë thanë se kishin kryer 208 testime, prej të cilave ishin diagnostikuar 14 persona të tjerë me COVID-19.

Kështu, prej 13 marsit, kur u konstatua rasti i parë, në Kosovë janë diagnostikuar 1003 persona të infektuar, prej tyre 772 janë shëruar, 29 kanë vdekur dhe 202 mbeten ende të sëmurë.

Prej 8 shkurtit, kur nisën të kryheshin dhe analizat e para, autoritetet raportojnë se kanë kryer në total 12 406 testime.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Kosova është vendi i tretë me raportin më të ulët të vdekjeve për çdo 1 milionë banorë – 16 vdekje.

Në këtë raport, Maqedonia e Veriut është ajo që vuan më tepër – 50 vdekje për çdo 1 milionë persona.

 

Lexoni gjithashtu:
Bilanci javor i COVID-19, kush janë shtetet me raportet më pozitive në Ballkanin Perëndimor

Tregime të lidhura