Kosovë

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Do të rifillojë së shpejti dhe duhet të mbyllet me marrëveshje

Përditësimi i fundit: 21/05/2020 - 12:37
Text size Aa Aa

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shprehet se të dyja palët janë të gatshme për vazhdimin e bashkëbisedimeve.

Pritet vetëm normalizimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 që të mundësohet dhe takimi fizik.

“Këtë radhë duhet që dialogun ta çojmë deri në fund me arritjen e një marrëveshjeje, e cila do t’i zgjidhte një herë e përgjithmonë të gjitha çështjet e hapura dhe do ta normalizonte atmosferën, jo vetëm midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe në tërë rajonin”, shprehet Lajçak.

Në një intervistë për mediat malazeze ai deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët dhe pret një fillim të shpejtë të dialogut mes tyre.

Tregime të lidhura