Kosovë

Vendimi i Kushtetueses, Haki Abazi: Partitë e tjera po mundohet t’i vjedhin pushtetin Vetëvendosjes

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 13:32
Text size Aa Aa

Ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për dekretin e presidentit po afron, të shumta janë aludimet në media se një pjesë e trupës së gjyqtarëve janë në favor të Thaçit.

Kjo ka shtyrë zv.kryeministrin në detyrë, Haki Abazi ta cilësojë këtë gjë tentativë e partive të tjera për t’i vjedhur pushtetin Vetëvendosjes.

Kujtojmë që Presidenti Thaçi, pas rrëzimit të qeverisë Kurti, dekretoi kandidatin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotin. Por ishte Gjykata Kushtetuese e cila pezulloi përkohësisht zbatimin e dekretit deri më datë 29 maj.

Në fund të këtij muaji, Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin rreth kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, për të interpretuar kushtetutshmërinë e vendimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dekretimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për formim të qeverisë së re.

Mund të lexoni gjithashtu:

Albin Kurti: Shpëton Republika ose Presidenti, e kam ndarë mendjen moti

Kërcënohet kryeministri, Elvis Hoxha: Regjimi i vjetër 20 vjet i lidhur me korrupsionin, s’e lë kollaj pushtetin

Albin Kurti kritika LDK-së: Regjimi i vjetër që qeverisi për 20 vite, u bë bashkë për të na rrëzuar

Tregime të lidhura