Kosovë

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë

Përditësimi i fundit: 29/06/2020 - 22:28
Text size Aa Aa

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publike të Kosovë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 122 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja janë zbuluar me testimin e 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i rasteve pozitivë ka arritur në 2 799 raste nga 23 570 persona të testuar deri tani. Ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në gjithsej 49 raste të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, 81 persona kanë lënë spitalin ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.506 raste, kurse raste aktive 1,244.